Yildirim: Mbrojtja e Jerusalemit dhe Harem-i Sherifit, detyrë e të gjithë myslimanëve në botë

Kryeministri Binali Yildirim mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Fondacioneve të Jerusalemit të organizuar në Stamboll...

728478
Yildirim: Mbrojtja e Jerusalemit dhe Harem-i Sherifit, detyrë e të gjithë myslimanëve në botë

Kryeministri Binali Yildirim bëri të ditur se detyra e të gjithë myslimanëve në botë është që të mbrojnë Jerusalemin dhe Harem-i Sherifin si pjesë të islamit.

Binali Yildirim mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Fondacioneve të Jerusalemit të organizuar në Stamboll.

Në fjalën e tij drejtuar botës islame në lidhje me Jerusalemin, Binali Yildirim tha: “Zbatimet e papranueshme të Izraelit, të cilat paraqesin shkelje të rëndë të shenjtërisë së Harem-i Sherifit dhe Mesxhid-i Aksas dhe që kanë për qëllim ndryshimin e strukturës multifetare të Jerusalemit, si dhe dalja për zot trashëgimit fetare dhe historike të këtij qyteti, do të thotë ti dalësh për zot të kaluarës dhe identitetit. Mbrojtja e Jerusalemit dhe Harem-i Sherifit si vende që i takojnë islamit është detyrë e të gjithë myslimanëve”.

Kryeministri Yildirim gjithashtu tërhoqi vëmendjen duke thënë se kurrë nuk është e mundur që të arrihet në paqe duke bërë shkelje të ligjit ndërkombëtar.

“Okupimi, me të cilin ballafaqohen palestinezët, shkakton një dëshpërim të thellë dhe ushqen mosbesimin e bashkësisë ndërkombëtare”, bëri të ditur Yildirim, ndërsa shtoi se “Pa e korrigjuar këtë ndjenjë të thellë të padrejtësisë nuk mund të pritet që të vendoset paqja në këtë rajon”.

“Rruga e vetme për vendosjen e paqes së qëndrueshme në Lindjen e Mesme kalon nëpërmjet themelimit të një shteti të pavarur të Palestinës brenda kufijve të vitit 1967 me kryeqytet Jerusalemin dhe me vazhdimësi gjeografike”, deklaroi Yildirim dhe vijoi me këto fjalë: “Vendimet e vazhdueshme të Izraelit për zgjerimin e vendbanimeve dëmtojnë bazën për zgjidhje me dy shtete. Me qëllim të gjallërimit në mënyrë kuptimplote të procesit për vendosjen e paqes, fillimisht duhet të krijohen kushte të barabarta për negociata”.

Kryeministri Yildirim në mes tjerash tha se “Shfaqja e një qëndrimi të përbashkët të vendeve islame përballë strukturimeve shkatërruese siç është organizata terroriste FETO, ka rëndësi të madhe. Bashkëpunimi në luftën kudër terrorit është gjithashtu një nevojë që buron nga fati i partneritetit tonë”.



Lajme të ngjashme