SOLOTURK do të fluturojë në qiellin e Gaziantepit

Gjatë manovrimeve në 30 deri në 5 kilometra lartësi mbi liqen, avionët F-16 do të lëshojnë tym me ngjyrë për të nxjerrë në plan të parë estetikën e fluturimit dhe performancën e shkëlqyer.

728572
SOLOTURK do të fluturojë në qiellin e Gaziantepit

Skuadrilja turke “Soloturk” e komandës së Forcave Ajrore të Turqisë, që zë vend të rëndësishëm ndër ekipet e pakta që mund të bëjnë shfaqe akrobacie me avion reaktiv, në datën 14 maj do të japë shfaqe në rrethin Gaziantep.  

Burimi i krenarisë së Forcave Ajrore Turke, SOLOTURK, që filloi sezonin e vitit 2017 me shfaqet në Çanakkala në 23-24 prill, në datën 14 maj, ditën e diell do të demonstrojë performancën mbi Liqenin Alleben në orën 15.30.

Në shfaqen që i dedikohet kthimit të Gaziantepit në atdhe të turqve me fitoret e Shah Sulejmanit (Şüleyman Şah) në vitin 1084 do të bëhen 21 manovra të ndryshme.

Gjatë manovrimeve në 30 deri në 5 kilometra lartësi mbi liqen, avionët F-16 do të lëshojnë tym me ngjyrë për të nxjerrë në plan të parë estetikën e fluturimit dhe performancën e shkëlqyer.



Lajme të ngjashme