Erdoan: Paqja e botës dhe stabiliteti i rajonit varet nga qëndrimi që ne mbajmë

Presidenti Erdoan zhvillon një vizitë në Kuvajt...

Erdoan: Paqja e botës dhe stabiliteti i rajonit varet nga qëndrimi që ne mbajmë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se në vendet mike dëshirojnë udhëheqës në shërbim të popullit.

Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e hedhjes së themelit të Terminalit Kryesorë të ri të Aeroportit Ndërkombëtarë të Kuvajtit që është edhe tenderi më i madh i fituar nga një kompani e vetme turke jashtë shtetit deri më sot, Presidenti Erdoan tha: “Ne nga vendet me lidhje miqësore dhe vëllazërore kërkojmë udhëheqës që nuk i bëjnë zullum popullit po që i shërbejnë popullit të tyre. Në vendet që i shohim si një pjesë të pandashme të botës tonë shpirtërore dëshirojmë të mos dëshmojmë rrënimin nga ana e mizorëve por të shohim ndërtim nga liderët mendjemprehtë dhe të drejtë”.

“Paqja e botës, stabiliteti i rajonit tonë varet nga qëndrimi i vendosur që ne do të tregojmë”- tha Erdoan.

“Turqia dhe Kuvajti me bashkëpunimin që do të bëjë për zgjidhjen e problemeve në rajonin tonë, do të sigurojnë parandalimin e pamjeve që na copëtojnë shpirtin dhe do të hapë portat e zhvillimeve të rëndësishme. Unë besoj se me vullnetin e përbashkët që do të tregojmë me ndjenjën e përgjegjësisë që  kalon kufijtë tanë, mund të vëmë në veprim edhe vendet e tjera” tha Presidenti Erdoan.

Presidenti Erdoan do të zhvillojë një takim kokë më kokë dhe ndërmjet delegacioneve me Emirin e Kuvajtit, Sheikun Sabah El Ahmed El Cabir El Sabah.

Në takim krahas marrëdhënieve dypalëshe me Kuvajtin do të shqyrtohen edhe çështje rajonale dhe ndërkombëtare.

Vizita e Presidentit Erdoan pritet të kontribuojë në thellimin e bashkëpunimit me Kuvajtin me të cilin Turqia aktualisht zotëron marrëdhënie të përkryera.



Lajme të ngjashme