Yildirim: Në sistemin e ri nuk ka krizë, por konsensus

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se sistemi i ri i qeverisjes do të sjellë qëndrueshmëri në unitetin dhe integritetin e Turqisë.

727934
Yildirim: Në sistemin e ri nuk ka krizë, por konsensus

Binali Jëlldërëm, i cili detyrën e kryeministrit do ta lërë në vitin 2019, kur të kalohet në sistemin e ri dhe që në historinë turke do të mbahet mend si kryeministri i fundit (i sistemit parlamentar), në kthim nga Moldavia iu përgjigj në avion pyetjeve të gazetarëve që e shoqëruan gjatë vizitës në këtë vend.

Jëlldërëm theksoi se ndjehet i qetë që do ta lërë këtë detyrë. “Në sistemin e ri nuk do të ketë krizë, por konsensus”, tha ai.  

Kryeministri Jëlldërëm gjithashtu shpjegoi përgatitjet për Kongresin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) që do të mbahet më 21 maj.

Jëlldërëm nënvizoi edhe një herë se Presidentit Erdoan do ti propozojnë postin e kryetarit të partisë, duke shtuar se në periudhën e re do të rinovohen edhe strukturat e partisë.

Duke iu referuar rajoneve me konflikt të reduktuar në Siri, çështje e cila u pranua më 3 maj në Astana të Kazakistanit, Kryeministri tha se nëse plani do jetë i suksesshëm, ai mund të shtrihet edhe në rajone të tjera të Sirisë. Ne shpresojmë që gjendja jo-konfliktuale të ketë sukses dhe të kontribuojë në një paqe të qëndrueshme.

Jëlldërëm deklaroi se Turqia nuk do të lejojë punimet e aktivitetet që do të krijojnë hapësirë veprimi për elementët terroristë, në mënyrë të veçantë për YPG-në, e cila është zgjatimi i organizatës terroriste separatiste PKK në Siri.

Duke iu referuar vizitës së Presidentit Erdoan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), vizitë që do të fillojë më 15 maj, Kryeministri Jëlldërëm tha se Siria do të jetë një ndër pikat kryesore të agjendës së takimit të Erdoanit me Presidentin e ShBA-së, Danëlld Tramp (Donald Trump). 

Jëlldërëm theksoi se çështjet që do t’u propozojnë amerikanëve për Sirinë janë gjëra që dihen që në fillim.

"Organizata si PYD / YPG ne i kemi parë si organizata terroriste që në fillim. Ne nuk e konsiderojmë si një veprim të drejtë përdorimin e këtyre organizatave nga aleatja jonë, Amerika, në luftën kundër DAESH-it. Oferta jonë është “ejani dhe ta bëjmë bashkë këtë punë”. Kurse ajo çfarë na thonë ata është në formën: “nuk e kemi vendosur akoma”. Shpresojmë që kjo nuk vazhdon kështu edhe gjatë periudhës së administratës së re amerikane".



Lajme të ngjashme