Turqia zbulon pamje të reja të bashkëpunimit amerikan me terroristët

Disa fotografi të reja u janë shtuar pamjeve, të cilat tregojnë qartë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për YPG-në, krahu i armatosur i fraksionit sirian të organizatës separatiste terroriste PKK...

Turqia zbulon pamje të reja të bashkëpunimit amerikan me terroristët

Disa fotografi të reja u janë shtuar pamjeve, të cilat tregojnë qartë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për YPG-në, krahu i armatosur i fraksionit sirian të organizatës separatiste terroriste PKK.

Ushtarët amerikanë janë fotografuar në ceremoninë e betimit të terroristëve të YPG-së, të stërvitur prej tyre.

Fotografitë skandaloze në ceremoninë e betimit të 250 grave terroriste janë shkrepur në qytetin verior Hasakah të Sirisë.

Mësohet se këto gra terroriste janë stërvitur në shpellat e malit Karaçok, ku avionët luftarakë turq kanë realizuar disa goditje të fuqishme kohëve të fundit.

Në këto pamje vihet re se amerikanët i shmangen planit të parë, por ndjekin dhe regjistrojnë ceremoninë në prapavijë.

Turqia e ka paralajmëruar SHBA-në me dhjetëra herë për të mos bashkëpunuar me organizatën terroriste YPG.

Koment - Operacionet e Turqisë matanë kufirit | TRT Shqip

Pas operacioneve të Mburojës së Eufratit, Turqia dha sinjalin se në kuadër të luftës kundër terrorit do të vazhdojë me operacione matanë kufirit...

Pavarësisht operacioneve ajrore të ushtrisë turke muajin e kaluar në Sinxhar të Irakut dhe Karaçok të Sirisë, trupat amerikane në Siri vazhdojnë të bashkëpunojnë, stërvitin dhe ndihmojnë me armë terroristët në këto zona.



Lajme të ngjashme