Në aeroportin Ataturk filloi testimi i sistemit për kontroll të shpejtë të pasaportave

Sipas lajmit të Agjencisë Turke të Lajmeve Anadolli (AA), në aeroportin Ataturk të Stambollit ka filluar testimi i versionit informativ PoINet, të cilin policia turke e formoi me qëllim të kontrollit të shpejtë të pasaportave.

727133

Sipas informacioneve që janë të qasshme, janë ndërmarrë aktivitete të caktuara për të parandaluar mangësitë në shfrytëzimin e sistemeve në vendkalimet kufitare, mes të cilave gjendet edhe aeroporti Ataturk.

Sipas kësaj, sistemi aktual do të jetë një version i ri i sistemit operativ që është duke u testuar për të mundësuar qasje më të shpejtë në rrjedhjen e informacionit të shumë organizatave.

Në këtë mënyrë policia, e cila është në pikat kontrolluese, kontrollon procesin e hyrjes dhe daljes që në afat të shkurtër t’i qaset kontrolleve të ndërlikuara.

Qëllimi i sistemit që është në fazën testuese në aeroport është që zvogëlojë kohëzgjatjen në kontrollet e pasaportave.

Lajme të ngjashme