Yidirim: Moldavia është një mik që përkrahu Turqinë gjatë tentativës për grusht shtet

Kryeministri Binali Yildirim vazhdon vizitën e tij në Moldavi ku ndodhet me ftesë të homologut Pavel Filip.

Yidirim: Moldavia është një mik që përkrahu Turqinë gjatë tentativës për grusht shtet

Kryeministri Binali Yildirim realizon vizitën e tij zyrtare në Moldavi.

Kryeministri Yildirim dje u takua në një drekë pune me biznesmenët turq në këtë vend.

Në këtë mbledhje të realizuar prapa dyerve të mbyllura dhe që zgjati afërsisht 1 orë morën pjesë edhe Zëvendëskryeministri Turgrul Turkes, ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu, ministri i Punës dhe Sigurimit Social, Mehmet Muezzinoglu dhe ministri i Ekonomisë, Nihat Zeybekçi.

Kontaktet zyrtare të Binali Yildirim filluar me ceremoninë zyrtare të pritjes në rezidencën shtetërore.

Kryeministri Yildirim dhe homologu i tij Pavel Filip fillimisht zhvilluan një takim kokë më kokë ndërsa më pas kaluan në takim mes delegacioneve.

Në konferencën e përbashkët për shtyp të organizuar pas nënshkrimit të marrëveshjeve Kryeministri Yildirim bëri të ditur se çmojnë lartë përkrahjen e Moldavisë gjatë tentativës për grusht shteti të ndërmarr nga ana e organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY).

“Moldavia që është një shtet mik i Turqisë, deri më sot nuk përkrahu ndonjë organizatë apo aktivitet që do të dëmtonin Turqinë, ndërsa edhe në të ardhmen do të vazhdon të jetë kështu. Ne jemi të bindur për këtë dhe i falënderojmë për këtë çështje”, deklaroi Kryeministri Yildirim.

Ndërkaq Kryeministri i Moldavisë, Pavel Filip bëri të ditur se vendi i tij dënoi menjëherë tentativën e grusht shtetit.

Duke e bërë të ditur se dënojnë ashpër edhe sulmet tjera të terrorit të cilat ndërmerren në Turqi, Kryeministri Filip tha se gjatë takimit është biseduar edhe në lidhje me temat e sigurisë.

Kryeministri Yildirimi gjatë ditës u prit në takime të ndara nga ana e Presidentit Igor Dodon dhe Kryeparlamentari Andrian Xhandu, ndërsa do të takohet edhe me kryetarin e Partisë Socialiste, Zinaida Greciani.

Ndërkaq sot Kryeministri Yildirim do të kaloj në Rajonin Autonom Gagauz, për të marr pjesë në edicionin e 4-të të Kongresit Botëror të Gagauzëve.



Lajme të ngjashme