Turqi - FAT gjatë javës së kaluar neutralizuan 78 terroristë

Në mesin e terroristëve të neutralizuar është edhe Firat Berkpinar, që gjendet në listën e terroristëve më të kërkuar.

726874
Turqi - FAT gjatë javës së kaluar neutralizuan 78 terroristë

Sipas një njoftimi të lëshuar nga Shtatmadhoria e Forcave të Armatosura të Turqisë bëhet e ditur se, në kuadër të operacioneve anti-terror kundër organizatës separatiste terroriste PKK, gjatë javës së kaluar janë neutralizuar gjithsej 78 terroristë, ndërsa në mesin e terroristëve të neutralizuar është edhe Firat Berkpinar, që gjendet në listën e terroristëve më të kërkuar.

Në operacionet antiterroriste janë konfiskuar edhe një sasi e madhe e armëve, municionit dhe mjeteve shpërthyese.

Janë kapur dhe privuar nga liria më shumë se gjashtë mijë persona, të cilët në mënyrë ilegale tentuan të kalojnë kufirin turk me vendet fqinje.

Gjatë javës së kaluar në operacionet anti-terroriste ka rënë dëshmor një ushtar turk, ndërsa 21 të tjerë janë plagosur.

Ofensiva në veri të Sirisë, që ka filluar me qëllim të parandalimit të sulmeve të terroristëve të DEASH-it dhe mbështetjes për kthimin e civilëve të shpërngulur, që e kryeson Ushtria e Lirë Siriane me mbështetje të forcave turke, edhe më tej zgjat në kuptimin e mbrojtjes së 243 vendbanimeve të çliruara në hapësirën prej mbi dy mijë kilometrave katrorë.



Lajme të ngjashme