Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Ndërtimi i gazsjellësit “Rryma Turke” fillon brenda pak ditësh

Gjiganti rus i energjetikës, “Gazprom”, njoftoi të enjten se ndërtimi i projektit gazsjellës “Rryma Turke” do të nisë brenda pak ditësh...

Ndërtimi i gazsjellësit “Rryma Turke” fillon brenda pak ditësh

Gjiganti rus i energjetikës, “Gazprom”, njoftoi të enjten se ka përfunduar fazën përgatitore për ndërtimin e linjës së tubacionit të projektit “Rryma Turke”, që do të transmetojë gazin rus në Evropë përmes territoreve të Republikës së Turqisë, duke theksuar se ndërtimi i projektit gazsjellës do të nisë brenda pak ditësh.

Kostoja e dy degëve 900 km të gjata të projektit “Rryma Turke”, të cilat do të kalojnë nën Detin e Zi dhe do të mundësojnë transmetimin e 31,5 miliardë metrave kub të gazit natyror, do të jetë rreth 7 miliardë euro.

Pjesa nëndetare e këtij gazsjellësi do të realizohet plotësisht nga kompania “South Stream Transport B.V.”, nënkontraktuese dhe ndihmëse e gjigantit rus. Ndërsa pjesa, e cila do të kalojë në territoret turke, është planifikuar të ndërtohet nga një partneritet turko-rus.

Gazsjellësi “Rryma Turke” do të jetë funksional në vitin 2020.



Lajme të ngjashme