Kryeministri Yildirim sot viziton Moldavinë

Kryeministri Binali Yildirm në përgjigje të ftesës së homologut të tij moldavian Pavel Filip më datat 5-6 maj do të zhvilloj vizitë zyrtare në këtë vend.

725941
Kryeministri Yildirim sot viziton Moldavinë

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim sot zhvillon një vizitë zyrtare në Moldavi si i ftuari i Kryeministrit të këtij vendi, Pavel Filip.

Në njoftimin e bërë nga Qendra e Informimit pranë Kryeministrisë thuhet se Kryeministri Binali Yildirm në përgjigje të ftesës së homologut të tij moldavian Pavel Filip më datat 5-6 maj do të zhvilloj vizitë zyrtare në këtë vend.

Parashikohet që gjatë vizitës, e cila është e cilësisë së vizitës së parë në nivel të kryeministrit nga Turqia e që realizohet në kuadër të 25-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, do të bisedohet në lidhje me mundësitë e bashkëpunimeve të reja dhe do të nënshkruhen marrëveshje në fusha të ndryshme.

Gjatë vizitës së tij në kryeqytetin Kishinev, Kryeministri Yildirim do të takohet me Presidentin e Moldavisë, Igor Dodon, Kryeministrin Pavel Filip dhe Kryeparlamentarin, Andrian Xhandu. Yildirim së bashku me homologun e tij do të merr pjesë në forumin e biznesit Turqi-Moldavi ku do të mblidhen përfaqësuesit e rretheve të biznesit të dyja vendeve.

Yildirim do të vizitoj edhe Rajonin Autonom të Gagauzisë, ku jetojnë bashkëkombësit turq gagauz, të cilët paraqesin urën e miqësisë mes Moldavisë dhe Turqisë, ndërsa do të mbajë një fjalim në edicionin e 4-të të Kongresit Botëror të Gagauzëve.

Kryeministri Yildirim në kuadër të vizitës së tij do të bëjë edhe përurimin e godinës së ambasadës turke në Kishinev dhe të disa projekteve të realizuara me mbështetjen e institucioneve turke dhe të ndërmarrësve.



Lajme të ngjashme