Kryeministri Yildirim pritet me ceremoni në Moldavi

Kryeministri Yildirim fillimisht u takua në një drekë pune me biznesmenët turq në këtë vend.

726739
Kryeministri Yildirim pritet me ceremoni në Moldavi

Kryeministri Binali Yildirim realizon vizitën e tij zyrtare në Moldavi.

Kryeministri Yildirim fillimisht u takua në një drekë pune me biznesmenët turq në këtë vend.

Në këtë mbledhje të realizuar prapa dyerve të mbyllura dhe që zgjati afërsisht 1 orë morën pjesë edhe Zëvendëskryeministri Turgrul Turkes, ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu, ministri i Punës dhe Çështjeve Social, Mehmet Muezzinoglu dhe ministri i Ekonomisë, Nihat Zeybekçi.

Kontaktet zyrtare të Binali Yildirim filluar me ceremoninë zyrtare të pritjes në rezidencën shtetërore.

Kryeministri Yildirim dhe homologu i tij Pavel Filip fillimisht zhvilluan një takim kokë më kokë ndërsa më pas kaluan në takim mes delegacioneve.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve do të organizohet një konferencë e përbashkët për shtyp.

Kryeministri Yildirim, i cili gjatë ditës do të pritet në takime të ndara nga ana e Presidentit Igor Dodon dhe Kryeparlamentari Andrian Xhandu do të takohet edhe me kryetarin e Partisë Socialiste, Zinaida Greciani.

Nderka nesër Kryeministri Yildirim do të kaloj në Rajonin Autonom Gagauz, për të marr pjesë në edicionin e 4-të të Kongresit Botëror të Gagauzëve.



Lajme të ngjashme