Goditje e rëndë për terroristët e PKK-së, kuadrot malore drejt shkrirjes

Operacionet antiterrorizëm të forcave turke të sigurisë në zonën e Anadollit Juglindor i kanë dhënë një goditje të rëndë organizatës separatiste terroriste PKK...

726678
Goditje e rëndë për terroristët e PKK-së, kuadrot malore drejt shkrirjes

Operacionet antiterrorizëm të forcave turke të sigurisë në zonën e Anadollit Juglindor i kanë dhënë një goditje të rëndë organizatës separatiste terroriste PKK.

Vetëm në provincën Tunxheli, ku mendohet se ushtrojnë aktivitet rreth 200 terroristë, janë neutralizuar 130 prej tyre.

Pjesëmarrja në radhët e PKK-së është reduktuar pothuajse tërësisht, ndërkohë që kanë filluar edhe arratisjet prej saj.

Inteligjenca turke: Vetëm 5 rekrutime nga PKK-ja në 3 muajt e fundit | TRT Shqip

Një raport i inteligjencës turke ka shpalosur qartë shpartallimin e organizatës separatiste terroriste PKK...

Banorët e zonës jo vetëm që nuk po i mbështesin më terroristët e PKK-së, por tashmë edhe po denoncojnë kuadrot e larta të saj, për të cilët qeveria turke ka vendosur shpërblime të majme.

Nga ana tjetër, forcat turke të sigurisë kanë ndërprerë gati të gjithë trafikun e drogës së organizatës duke shpartalluar kështu edhe një nga burimet financiare më të mëdha të saj.

Tashmë të demoralizuar nga humbjet e mëdha brenda territoreve të Turqisë, terroristët po prishin edhe planet tradhtare të PKK-së për zhvendosjen e popullatës arabe dhe turkmene në Irak e Siri, si pjesë e ëndrrës së saj për të formuar një korridor terrorist.

Kurse ushtarët amerikanë dhe evropianë përpiqen të inkurajojnë terroristët duke i trajnuar dhe furnizuar me armë në territoret e Sirisë.

ShBA-ja ndihmon YPG-në me armë | TRT Shqip

SHBA-ja ka dërguar një mbështetje të re prej 250 ushtarësh dhe 48 automjetesh për organizatën terroriste PYD/PKK, e cila vepron në verilindje të Sirisë...



Lajme të ngjashme