ASELSAN përgatitet për panairin ndërkombëtar të industrisë së mbrojtjes "IDEF 2017"

ASELSAN në këtë panair do ti shfaq të arriturat e saj në fushat e mbrojtjes tokësore, ajrore dhe detare.

aselsan.jpg
aselsan, fuar.jpg

Kompania turke liderë e industrisë së mbrojtjes, ASELSAN përgatitet për shfaqjen e saj të madhe në edicionin e 13-të të Panairit Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF).

Në këtë panair që do të organizohet mes datave 9-12 maj në Stamboll, ku do të takohen aktorët e rëndësishëm të industrisë së mbrojtjes vendore dhe ndërkombëtare, autoritetet e prokurimit dhe delegacionet e vendeve të ndryshme, ASELSAN-i do të mirëpret vizitorët në stendën më të madhe të panairit.

Me qëllim të prezantimit të produkteve të saj kompania do të ketë gjithsej 4 mijë e 901 metra katror hapësirë, ku 4 mijë e 161 metra katrorë në hapësirë të mbyllur dhe 740 metra katror të hapur. Hapësira prej afërsisht 5 dynymëve është e cilësisë së hapësirës më të madhe në të gjitha panairet e IDEF-it të mbajtura deri më sot.

Kompania ASELSAN, e cila do të jetë në sallonin nr. 12 të Qendrës së Kongreseve dhe Panaireve TUYAP, do të prezantoj 317 produkte në mesin e të cilëve sistemet detare, sistemet ajrore, sistemet e mbrojtjes kundërajrore, sistemet e rojeve kufitare-bregdetare, sistemet e komunikimit, sistemet e luftës elektronike, sistemet elektro-optike dhe sistemet e armatimit.

ASELSAN, e cila është një kompani e Fondacionit për Forcimin e Forcave të Armatosura të Turqisë, gjatë këtij panairi do të shfaq nivelin e të arriturave teknologjike me zgjidhjet origjinale të sistemeve tokësore, ajrore dhe detare.

Sistem artilerie i mbrojtjes ajrore “Korkut” i zhvilluar për mbrojtje kundër raketave të telekomanduar, sistemi i mbrojtjes ajrore në lartësi të larta dhe të ulëta “Hisar”, sistemi anti-drone “Ihtar” i zhvilluar kundër kërcënimeve me drone që janë në rritje kohëve të fundit, Sistemi i Administrimit të Sigurisë Publike i zhvilluar për të përmbushur nevojat e sigurisë përballë ngjarjeve të terrorit janë disa nga produktet e ASELSAN-it që tërheqin vëmendjen në panairin IDEF 2017.

Në mesin e sistemeve tokësore ndodhen sistemi i kontrollit të zjarrit tek tanket, sistemet e stabilizimit të armëve, sistemet bashkëkohore të këmbësorisë, teknologjitë që vishen, avion të telekomanduar dhe sistemet elektro-optike.

Në kategorinë e sistemeve të elektronikës së aviacionit në sy bien sistemi i shënjestrimit, njësitë e indikatorëve shumë funksional, sistemi i navigacionit inercial, kokpitet për helikopterë dhe avionë dhe pajisje për udhëheqje me laser.

Ndërsa në kategorinë e sistemeve detare ndodhet sistemi për menaxhimin e sensorve “Vatoz”, sistemet e silurëve dhe të ngatërrimit të tyre, sistemi i luftës elektronike për nëndetëse dhe sistemet e radarëve do të jenë sistemet të cilat do të tërheqin vëmendjen e madhe të vizitorëve.

Në panairin IDEF 2017 kompania ASELSAN krahas platformave tokësore, ajrore, detare do të prezanton edhe aftësitë e saj në teknologjinë hapësinore.



Lajme të ngjashme