Radiot e TRT-së festojnë 90-vjetorin

Radiot e Radiotelevizionit publik të Turqisë (TRT) festojnë me dëgjuesit e tyre 90-vjetorin e fillimit të transmetimeve radiofonike.

Radiot e TRT-së festojnë 90-vjetorin

Në kuadër të aktiviteteve që organizohen me rastin e Ditëve të Radios TRT, pas Bursës ‘Fshati i Radios’ u ngrit edhe në Sheshin Gündoğdu të Izmirit.

Ndërkohë që transmetimet e drejtpërdrejta realizohen nga studiot e xhamit dhe çadrat e ngritura në shesh, këngëtarët dhe muzikantët e TRT-së japin koncerte të ndryshme.

Drejtori i Përgjithshëm i TRT-së Shenoll Gëka (Şenol Göka) duke folur në këtë aktivitet tha:

"Radioja është diçka që në jetën e përditshme nuk para e vëmë re, nuk del shumë në plan të parë, por që na shqetëson shumë kur ndjejmë mungesën e saj. Uroj që të mos na mungojë asnjëherë dhe ky emocion i radios të vazhdojë duke përcjellë magjinë e zërit”. 

Autobusi i Radios TRT përfundoi në Izmir udhëtimin e tij, duke shënuar edhe një rekord pasi ka bërë pa ndërprerje 90 orë transmetim. 

Drejtoresha e Departamentit të Radiove të TRT-së, Amber Turkmen e cilësoi një rekord botëror këtë transmetimin radiofonik, i realizuar nga autobusi “TRT Radyo”, i cili ishte mysafir në Antalia, Mersin, Diyarbakır, Erzurum, Trabzon, Stamboll, Bursa dhe Izmir.

"Është hera e parë në botë që një program radiofonik ka vazhduar pa u ndalur për 90 orë. Për më tepër ky transmetim është realizuar nga një autobus që ka shëtitur Turqinë. 

Aktivitetet që do të organizohen në Izmir në kuadër të Ditëve të Radios TRT do të vazhdojnë deri më 7 maj.



Lajme të ngjashme