Takimi Erdogan-Putin, në fokus marrëdhëniet bilaterale, Siria dhe antiterrorizmi
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të qëndrojë të mërkurën në qytetin e Soçit, në përgjigje të ftesës së homologut të të tij rus, Vladimir Putin...

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të qëndrojë të mërkurën në qytetin e Soçit, në përgjigje të ftesës së homologut të të tij rus, Vladimir Putin.
Agjenda e dy liderëve, të cilët do të takohen gjithashtu të mërkurën, formohet nga marrëdhëniet turko-ruse, kriza siriane dhe një sërë çështjesh të tjera rajonale e ndërkombëtare.
“Në kuadër të vizitës, që Presidenti Recep Tayyip Erdogan do të realizojë në Rusi ditën e mërkurë, 3 maj, në përgjigje të ftesës së Kryetarit të Shtetit të Federatës Ruse, Vladimir Putin, do të merren në shqyrtim marrëdhëniet bilaterale Turqi-Rusi; me në krye rritja e vëllimit tregtar dhe e investimeve të ndërsjella, zhvillimi i turizmit dhe fuqizimi i bashkëpunimit energjetik”, deklaroi zëdhënësi dhe nënsekretari i përgjithshëm i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin.
Dy liderët – vijoi Kalin – do të bisedojnë gjithashtu në lidhje me luftën kundër terrorizmit.
“Sa i përket krizës siriane, Erdogani dhe Putini do të fokusohen kryesisht mbi monitorimin e proceseve të Gjenevës dhe Astanës, shtrirjen e armëpushimit të vendosur në dhjetor të vitit të kaluar, si dhe mbi hapat e domosdoshme për ndaljen e gjakderdhjes, dërgimin e ndihmave humanitare për civilët dhe për të mundësuar tranzicionin politik në këtë vend”, përfundoi zëdhënësi i Presidencës turke.