Rusi – Fillon takimi Erdogan-Putin në Soçi

Ka filluar në qytetin e Soçit takimi mes Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin...

725108
Rusi – Fillon takimi Erdogan-Putin në Soçi

Ka filluar në qytetin e Soçit takimi mes Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin.

Ky takim i rëndësishëm në Rezidencën Shtetërore nisi orën 13.35 pas fjalimeve përshëndetëse dhe do të vazhdojë pa praninë e mediave.

“Hapat, që do të bëjmë këtu sot, do të ndryshojnë fatin e rajonit”, deklaroi Presidenti Erdogan në fjalën përshëndetëse.

Të pranishëm në takim janë gjithashtu ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, zëdhënësi dhe nënsekretari i përgjithshëm i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin, si dhe kreu i Shërbimit Kombëtar të Inteligjenës, Hakan Fidan.



Lajme të ngjashme