Presidenti Erdogan udhëton për në Rusi

Presidenti Erdogan, si i ftuari i posaçëm i Presidentit të Rusisë Vladimir Putin do të bisedojë në lidhje me zhvillimet në rajon dhe krizën e Sirisë.

724803
Presidenti Erdogan udhëton për në Rusi

Presidenti Recep Tayyip Erdogan do të zhvilloj një vizitë zyrtare në Rusi.

Ky do të jetë takimi i pestë pas krizës së jetuar me rrëzimin e avionit luftarak rus, i cili bëri shkeljen e hapësirës ajrore turke në nëntor të vitit 2015.

Presidenti Erdogan sot do të udhëtoj për në Soçi si i ftuari i posaçëm i Presidentit të Rusisë Vladimir Putin.

Pas takimeve të zhvilluara në Shën Peterburg, Kinë, Stamboll dhe Moskë edhe takimi i sotëm në Soçi mes Erdoganit dhe Putinit do të jetë kritik.

Gjatë këtij procesi mes dy vendeve, që janë aktorë të rëndësishëm të rajonit, me në krye në krizën siriane, u zhvilluan takime të shumta në nivel kryeministrash dhe ministrash, ndërsa janë hedhur edhe disa hapa në drejtim të dhënies fund të vështirësive që jetohen posaçërisht në sektorin e bujqësisë dhe turizmit.

Edhe pse dëshira për tu kthyer në nivelin e marrëdhënieve dypalëshe para krizës së avionit është një çështje e cila shpesh herë përmendet nga ana e të dy liderëve, nuk mund të thuhet se kjo dëshirë e shprehur në nivelin më të lartë shtetëror ka zbritur në mënyrë të plotë në nivelet më të ulëta.

Lejet e punës për qytetarët turq që jetojnë dhe ushtrojnë bizneset e tyre në Rusi, të cilat paraqesin edhe një vështirësi të madhe, vizat dhe ndalesat për kompanitë, janë duke vazhduar krahas deklaratës së Presidentit Putin se “Do ti heqim ndalesat e zbatuara ndaj qytetarëve turq”, të cilën ai e bëri gjatë mbledhjes së 6-të të Këshillit të Bashkëpunimit Turqi-Rusi në Nivel të Lartë, ndërsa edhe sanksionet e zbatuara ndaj produkteve bujqësore turke nuk janë hequr ende.

Ndihmësi i Ministrit të Jashtëm rus, Aleksey Meshkov në deklaratën e tij të bërë javën e kaluar ka thënë se Ministria e Jashtme është e gatshme për të lehtësuar regjimin e vizave për qytetarët turq.

Ndërkaq edhe Zëvendëskryeministri i Rusisë, Arkadiy Dvorkoviç në një vlerësim të tij të bërë në lidhje me produktet bujqësore turke ka thënë se shpreson se pas takimit me Zëvendëskryeministrin e Turqisë, Mehmet Simsek të zhvilluar në muajin prill do të arrihet në rezultate për tejkalimin e problemeve në lidhje me produktet bujqësore.

Ndërkohë krahas ndalesave që vazhdojnë në saje të normalizimit të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve është duke u jetuar një rimëkëmbje.

Sipas të dhënave nga TUIK, eksporti i Turqisë në Rusi në çerekun e parë të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar shënoi rritje 40,9% dhe arriti në 498,1 milionë dollarë. Ndërkaq eksporti i realizuar gjatë periudhës së njëjtë shënoi rritje me 11,5% dhe doli në 4,4 miliardë dollarë. Arsyeja kryesore e kësaj është rritja e importit të gazit natyror në 2,5 miliardë metra kub për shkak të motit të ftohtë në muajin shkurt.

Ndërsa Rusia në drejtim të Turqisë, e cila është një klientë e rëndësishme e saj e prodhimeve bujqësore, vitin e kaluar eksportoi 4,7 milionë tonë drithëra.

Ndërkaq ndalesa për importin e mishit të pulës, gjelit të detit, domateve, trangujve, rrushit, mollës, dardhës dhe luleshtrydhes nga Turqia vazhdon ende. Zhvillimet e jetuara kohëve të fundit janë pretendimet për rritjen e taksave për 130% për grurin dhe misrin, 45% për orizin, 36% për vajin e lulediellit, 13,5% për pulpë të lulediellit dhe 9,7% për produkte bishtajore të cilat eksportohen në Turqi nga Rusia.

Ministri i Bujqësisë i Rusisë, Aleksandr Tkaçev deklaroi se janë pranë një marrëveshjeje në lidhje me produktet bujqësore nga e cila do të jenë të kënaqur të dyja palët, ndërsa shtoi se kontaktet me autoritetet turke vazhdojnë dhe se shpreson që në fund të fitoj logjika.



Lajme të ngjashme