Kriza siriane, çështja më e rëndësishme e agjendës së Erdoganit në Rusi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të mërkurën paradite se kriza siriane do të jetë çështja më e rëndësishme e agjendës së tij në Rusi...

724901
Kriza siriane, çështja më e rëndësishme e agjendës së Erdoganit në Rusi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të mërkurën paradite se kriza siriane do të jetë çështja më e rëndësishme e agjendës së tij në Rusi.

Kreu i Shtetit turk dha informacione në lidhje me agjendën e vizitës së tij në Rusi përpara udhëtimit të tij drejt Soçit nga Aeroporti “Esenboga” i Ankarasë.

Presidenti Erdogan udhëton për në Rusi | TRT Shqip

Presidenti Erdogan, si i ftuari i posaçëm i Presidentit të Rusisë Vladimir Putin, do të bisedojë në lidhje me zhvillimet në rajon dhe krizën e Sirisë...

Duke folur para gazetarëve se me Presidentin rus, Vladimir Putin, realizojnë kontakte të shpeshta në lidhje me agjendën botërore, Erdogani tha se “në aspektin politik bëhet fjalë për një besim në nivelit maksimal”.

Ai vuri në pah se projekti i gazsjellësit “Rryma Turke”, i cili do të nisë nga Rusia për të mbërritur në Turqi duke kaluar nën Detin e Zi, po avancon me vendosmëri; ndërkohë që përpara vitit 2023 synojnë të kenë operativ reaktorin e parë të Impiantit të Energjisë Bërthamore “Akkuyu”.

Më tej, lideri turk nënvizoi se po bëjnë përpjekje intensive për të rikthyer në nivelin e dikurshëm dhe për të avancuar më tej marrëdhëniet turko-ruse.

Takimi Erdogan-Putin, në fokus marrëdhëniet bilaterale, Siria dhe antiterrorizmi | TRT Shqip

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të qëndrojë të mërkurën në qytetin e Soçit, në përgjigje të ftesës së homologut të të tij rus, Vladimir Putin...

“Tashmë në turizëm kanë filluar disa zhvillime serioze (në aspektin pozitiv). Dëshirojmë që këto të vazhdojnë duke u rritur. Si Rusia, ashtu edhe Turqia, nuk kanë as edhe një sekondë të vetme për të sakrifikuar me burokracira. Ne e përsërisim me çdo rast vendosmërinë tonë në lidhje me këtë çështje. Kurse imponimi i vizës për qytetarët turq pengon marrëdhëniet njerëzore ndërmjet dy popujve tanë. Do t’i trajtojmë në detaje të gjitha këto. Megjithatë kriza siriane është çështja më e rëndësishme, që do të shqyrtojmë me Putinin. Në këtë fushë bëhet fjalë për një bashkëpunim të frytshëm”, tha ndër të tjera Presidenti Erdogan.



Lajme të ngjashme