Çavusoglu: Një samit i madh Turqi-BE do të mbahet pas atij të NATO-s në Bruksel

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, deklaroi të martën se një samit i madh do të mbahet së afërmi ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian...

Çavusoglu: Një samit i madh Turqi-BE do të mbahet pas atij të NATO-s në Bruksel

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, deklaroi të martën se një samit i madh do të mbahet së afërmi ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian.

“Në samitin e 24-25 majit në kuadër të NATO-s do të marrin pjesë edhe liderët e BE-së. Këtu do të realizohen bisedime të rëndësishme. Ndërsa më pas do të mbahet një samit i madh Turqi-BE”, tha ai duke vlerësuar rendin e ditës për një televizion privat.

Mevlut Çavusoglu theksoi se disa liderë evropianë kërkojnë të bëjnë bisedime dypalëshe me Presidentin Recep Tayyip Erdogan në kuadër të samitit të NATO-s.

Duke njoftuar se bëhet fjalë edhe për organizimin e një samiti ndërmjet Turqisë dhe BE-së pas atij të NATO-s në Bruksel, shefi i diplomacisë turke vuri në pah se disa ekspertë evropianë do të vijnë në Ankara për të bërë përgatitjet e nevojshme në lidhje me këtë çështje.

Erdogani sfidon BE-në: Lamtumirë nëse s'hapni kapituj të rinj negociatash për Turqinë | TRT Shqip

"Sot e tutje nuk keni rrugëzgjidhje tjetër veçse të hapni ata kapituj negociues, të cilët nuk i keni hapur deri më sot. Nëse i hapni, shumë mirë; nëse jo, atëherë lamtumirë", deklaroi Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan...

Më tej, Çavusoglu sqaroi se Turqia nuk ka asnjë problem me Bashkimin Evropian.

“Përse të bëhemi armiq duke qenë mirë e bukur apo përse të kemi probleme me vlerat evropiane, të cilat janë vlera të përbashkëta dhe ne u besojmë? Këto vlera janë dhe tonat. Demokracia, të drejtat e njeriut, liritë nuk janë monopol i askujt. Problemi i vetëm është ai në qasjen e BE-së”, nënvizoi ministri turk i Punëve të Jashtme.



Lajme të ngjashme