Pas referendumit, Turqia fillon periudhën e re të sistemit qeverisës

Agjencia Turke e Lajmeve Anadolli (AA) bëri të ditur se Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan pas ndryshimeve kushtetuese kthehet sërish pas 979 ditësh si anëtar në partinë e tij të cilën ai e cilëson si "fëmijën e pestë".

Pas referendumit, Turqia fillon periudhën e re të sistemit qeverisës
Pamje nga rianëtarësimi i Presidentit Erdoan në partinë AK
Pamje nga rianëtarësimi i Presidentit Erdoan në partinë AK

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), që është kryetar themelues i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, u kthye në parti si anëtar pas 33 muajsh.  

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan i cili më 27 gusht 2014 në Kongresin e I të madh të jashtëzakonshëm i dha lamtumirën Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK), pas ndryshimeve kushtetuese kthehet sërish pas 979 ditësh si anëtar në partinë e tij të cilën ai e cilëson si "fëmijën e pestë".

Pas ndryshimeve kushtetuese të pranuara në referendumin e mbajtur më 16 prill ku është hequr rregulli se "presidenti i zgjedhur ndërpret marrëdhëniet me partinë e tij" presidenti Erdogan ditën e sotme me një ceremoni që u mbajt në selinë e partisë, u anëtarësua përsëri tek Partia AK.

Erdoğan, i cili më 10 gusht 2014 u zgjodh president me votim popullor, ishte larguar nga partia e tij më 27 gusht 2014 pas Kongresit të parë të madh të jashtëzakonshëm duke ia dorëzuar detyrën e kryetarit të përgjithshëm asokohe Ahmet Davutoglu-së.

Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e zhvilluar në Selinë e Përgjithshme të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Kryeministri Binali Jëlldërëm tha se Presidenti Erdoan në Kongresin e 3-të të Jashtëzakonshëm që do të zhvillohet në 21 maj, do të propozohet për postin e kryetarit të përgjithshëm.

“Politika dhe demokracia turke sot po jetojnë një ditë historike. Në bazë të vendimit të popullit tonë të shenjtë ka marrë fund epoka ku ata që udhëhiqnin vendin dukeshin mbi popullin dhe politikën. Njeriu i popullit, sot me miratimin e popullit është kthyer në adresën që i shërben popullit, Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim, AK” tha Kryeministri Jëlldërëm.



Lajme të ngjashme