Erdoan përsëri anëtar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim AK

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) pas 33 muajsh u kthye përsëri në Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim.

Erdoan përsëri anëtar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim AK

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), që është kryetar themelues i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, u kthye në parti si anëtar pas 33 muajsh mungesë.  

Pas ndryshimeve kushtetuese të pranuara në referendumin e mbajtur më 16 prill, sot filloi edhe periudha e “presidentit anëtar në parti”.

Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e zhvilluar në Selinë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Kryeministri Binali Jëlldërëm tha se Presidenti Erdoan në Kongresin e 3-të të Jashtëzakonshëm që do të zhvillohet në 21 maj, do të propozohet për postin e kryetarit.



Lajme të ngjashme