Presidenti Erdoan uron 53-vjetorin e themelimit të TRT-së

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan, 53-vjetorin e themelimit të Radio Televizionit Turk TRT, e uroi me mesazhin që i dërgoi Drejtorit të Përgjithshëm të TRT-së, Shenoll Gëka (Şenol Göka).

723535
Presidenti Erdoan uron 53-vjetorin e themelimit të TRT-së

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan, 53-vjetorin e themelimit të Radio Televizionit Turk TRT, e uroi me mesazhin që i dërgoi Drejtorit të Përgjithshëm të TRT-së, Shenoll Gëka (Şenol Göka).

Në mesazhin e tij Presidenti Erdoan shkroi: “TRT duke mbrojtur ndjeshmërinë e treguar për gjuhën turke, vlerat kombëtare dhe morale,  vazhdon të jetë një shembull për institutet e tjera mediatike”.

Duke bërë të ditur se me botëkuptimin e transmetimit që përmbush pritshmëritë e popullit TRT shihet edhe më shumë, Presidenti Erdoan shkroi: “Radio Televizioni Turk me njohuritë dhe akumulimin gjysëm shekullor të cilat i ka bashkuar me infrastrukturën e fuqishme të teknologjisë, me kanalet e reja televizive dhe transmetimet në shumë gjuhë, zgjeron çdo ditë e më shumë numrin e shikuesve, duke bërë që sot të zërë një vend të respektuar ndërmjet televizioneve botëror”.

Ai tërhoqi vëmendjen se cilësinë e shkollës (transmetimeve mësimore) e ka vazhduar edhe nëpërmjet transmetimeve.

Nga ana tjetër, me rastin e 53-vjetorit të themelimit të TRT-së, Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Turk, Shenoll Gëka dhe delegacioni shoqërues vizituan Anëtkabirin (Anıtkabir) dhe vendosën kurorë me lule në mauzoleun e Ataturkut.

Në Fletoren e Posaçme të Anëtkabirit, Drejtori Shenoll Gëka, u shpreh se Radio Televizioni Turk do të vazhdojë me vendosmëri botëkuptimin e transmetimeve me nivel dhe parimore.



Lajme të ngjashme