Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Erdoan, për vizitë zyrtare në Indi

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) i gjendur për vizita zyrtare në Nju Delhi të Indisë, u takua me Drejtorët Ekzekutivë (CEO) më me zë të vendit.

Erdoan, për vizitë zyrtare në Indi

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) i gjendur për vizita zyrtare në Nju Delhi të Indisë, u takua me Drejtorët Ekzekutivë (CEO) më me zë të vendit.

Në mbledhjen e zhvilluar pa praninë e mediave në Hotelin Taj Palace New Delhi morën pjesë edhe Ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), Ministri i Ekonomisë, Nihat Zejbekxhi (Nihat Zeybekci), Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Berat Allbajrak (Berat Albayrak), Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Nabi Avxhë (Nabi Avcı) dhe Ministri i Transportit, Detarisë, Komunikacionit, Ahmet Arslan.

Presidenti Erdoan mori pjesë edhe në Samitin e Biznesit Turqi-Indi.

Erdoan në fjalimin e mbajtur në Samit, tha: “Ne jemi të vendosur të hedhim të gjitha hapat për të zhvilluar marrëdhëniet tona me Indinë”.

Më pas Presidenti turk u takua me Kryeministrin e Indisë, Narendra Modi.

Në fillim do të bisedojnë delegacionet më pas do të nënshkruhen marrëveshjet.

Në Universitetin Islamik Jamia Millia, Presidentit Erdoan do ti jepet titulli “Honorary PhD”.



Lajme të ngjashme