Gabriel: Jemi kundër ndërprerjes së negociatave për anëtarësimin e Turqisë në BE

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Sigmar Gabriel, theksoi të premten se është kundër ndërprerjes së negociatave me Turqinë për anëtarësimin e këtij vendi në Bashkimin Evropian...

Gabriel: Jemi kundër ndërprerjes së negociatave për anëtarësimin e Turqisë në BE

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Sigmar Gabriel, theksoi të premten se është kundër ndërprerjes së negociatave me Turqinë për anëtarësimin e këtij vendi në Bashkimin Evropian.

Pjesëmarrës në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së në Maltë, Sigmar Gabriel bëri përpara gazetarëve deklarata të rëndësishme në lidhje me Turqinë.

Ai tha se ndërprerjen e negociatave të anëtarësimit me Turqinë e shikojnë si një reagim të gabuar, ndërsa tërhoqi vëmendjen se pothuajse askush nuk dëshiron fundin e bisedimeve me Turqinë për anëtarësimin e saj në Union.

“Turqia është një fqinj i madh. Ne s’e kemi përjashtuar Turqinë madje as në periudhat e pushtetit ushtarak. Përse të kemi tani interes që ta shtyjmë këtë vend drejt Rusisë? Mbi të gjitha, duhet të vazhdojnë bisedimet diplomatike”, u shpreh ministri gjerman i Punëve të Jashtme.

Gabrieli nënvizoi se marrëdhëniet BE-Turqi duhet të vendosen mbi një themel të ri për të mundësuar me Ankaranë vazhdimësinë e dialogut kritik në mënyrë më intensive në të ardhmen.

Në fund, shefi i diplomacisë gjermane propozoi gjithashtu liberalizimin e vizave për disa shtresa të caktuara në Turqi duke e shprehur opinionin e tij me këto fjalë: “Duhet të mendojmë sesi mund të bashkëpunojmë me OJQ-të në Turqi, por edhe sesi mund të lehtësojmë vizat për gazetarët, intelektualët, shkencëtarët, studentët dhe biznesmenët që operojnë në të dyja palët. Përse të mos ua liberalizojmë vizat nga ana jonë?”



Lajme të ngjashme