Yildirim zhvillon një bisedë telefonike me Barzanin

Gjatë bisedës Kryeministri Yildirim i shprehu keqardhje dhe ngushëllime për vdekjen e 5 peshmergëve gjatë operacioneve ajrore të FAT.

721629
Yildirim zhvillon një bisedë telefonike me Barzanin

Kryeministri Binali Yildirim zhvilloi një bisedë telefonike me kreun e udhëheqjes rajonale kurde në Veri të Irakut, Mesut Barzani.

Sipas informatave të marra nga burimet e Kryeministrisë, biseda u zhvillua një ditë më parë.

Gjatë bisedës Kryeministri Yildirim i shprehu keqardhje dhe ngushëllime për vdekjen e 5 peshmergëve gjatë operacioneve ajrore që Forcat e Armatosura të Turqisë ndërmorën ndaj organizatës separatiste terroriste PKK në malin Sinxhar në Veri të Irakut dhe në malin Karaçok në verilindje të Sirisë.

Yildirim bëri të ditur se bashkëpunimi me udhëheqjen rajonale kurde në Veri të Irakut në luftën kundër terrorit do të vazhdojë edhe në të ardhmen.



Lajme të ngjashme