Isik: Operacionet kundër PKK-së ndaluan aktet e terrorit në Turqi

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Fikri Isik bëri të ditur se prej 23 korrikut 2016 e këtej janë neutralizuar 10 mijë e 100 terroristë.

Isik: Operacionet kundër PKK-së ndaluan aktet e terrorit në Turqi

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Fikri Isik deklaroi se si rezultat i operacioneve të suksesshme të ndërmarra nga forcat turke të sigurisë, organizata terroriste PKK nuk është në gjendje më të kryej akte të terrorit në Turqi.

Duke e bërë të ditur se prej 23 korrikut 2016 e këtej janë neutralizuar 10 mijë e 100 terroristë, Ministri Isik tha se Turqia është duke e jetuar periudhën më të suksesshme të luftës së saj 35-vjeçare kundër terrorit.

Isik shtoi se me luftën e vendosur i thyen kurrizin organizatës terroriste PKK dhe vijoi me këto fjalë: “Ndikim të madh në këtë sukses ka koordinimi i fort i vendosur kohëve të fundit. Tani ushtria, policia dhe shërbimet sekrete të shtetit janë duke vepruar në mënyrë më të koordinuar dhe kemi filluar ti shohim rezultatet e kësaj. Aktualisht organizata terroriste nuk është në gjendje për të kryer akte të terrorit në Turqi. Krejt çfarë mund të bëjnë është të shpërthejnë mjete shpërthyese artizanale. Lufta jonë do të vazhdoj me vendosmëri”.



Lajme të ngjashme