Hataj i Turqisë sulmohet me mortajë nga terroristët dhe regjimi sirian

Në afërsi të rajonit të policisë kufitare në nënprefekturën Jajladaë (Yayladağı) të rrethit Hataj (Hatay) është hedhur mortja nga ana e Sirisë

Hataj i Turqisë sulmohet me mortajë nga terroristët dhe regjimi sirian

Në afërsi të rajonit të policisë kufitare në nënprefekturën Jajladaë (Yayladağı) të rrethit Hataj (Hatay) është hedhur mortja nga ana e Sirisë.

Sipas informacioneve të marra nga forcat e sigurisë, mortajë e hedhur nga një pikë nën kontrollin e regjimit të Esadit, ra në një fushë në afërsi të rajonit Këzëllçat (Kızılçat).

Forcat e sigurisë filluan menjëherë inspektimin.

Ndërkaq në Hataj janë bërë edhe sulme të tjetra ndaj rajonit të policisë nga PYD-ja dhe rajoni i regjimit të Sirisë.

Në deklaratën e bërë nga ana e Forcave të Armatosura Turke në lidhje me këtë temë, bëhet e ditur se nga Afrin-i ku gjenden elementet e organizatës terroriste PYD/PKK/YPG në veri të Sirisë dhe nga një rajon tjetër që kontrollohet nga regjimi sirian janë kryer dy sulme të ndryshme me mortajë ndaj rajoneve të policisë në Turqi.

Në deklaratë bëhet e ditur se si pasojë e sulmeve nuk ka pasur të vrarë ose të plagosur dhe forcat e sigurisë i janë përgjigjur shumëfish vendit nga janë kryer sulmet me mortajë.



Lajme të ngjashme