Erdogan: Operacionet ndaj Sinxharit do të vazhdojnë deri në neutralizimin e terroristit të fundit

Në reportazhin e tij të dhënë për agjencinë e lajmeve “Reuters”, Presidenti Erdogan reagoi ndaj vendimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) duke thënë se “Nuk e njohim këtë vendim politik”.

720730
Erdogan: Operacionet ndaj Sinxharit do të vazhdojnë deri në neutralizimin e terroristit të fundit

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se operacionet në Sinxhar në veri të Irakut dhe në veri të Sirisë do të vazhdojnë deri në neutralizimin e terroristit të fundit.

Në reportazhin e tij të dhënë për agjencinë e lajmeve “Reuters”, Presidenti Erdogan reagoi ndaj vendimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) duke thënë se “Nuk e njohim këtë vendim politik”.

Në fjalën e tij drejtuar gjithë botës Presidenti Erdogan bëri thirrje njerëzve që njëherë të dëgjojnë zërin e ndërgjegjes së tyre e të mos afrohen nga qasja politike.

“I përmbahen apo jo, nuk ka rëndësi. Ne do të vazhdojmë luftën tonë me sinqeritet të njëjtë nga aspekti i të drejtave dhe lirive, por nuk do të bëjmë lëshime as në luftën kundër organizatave terroriste me në krye PKK, FETO, DAESH”, deklaroi Erdogan.

Në lidhje me operacionet që Forcat e Armatosura të Turqisë ndërmorën në Sinxhar në Irakun Verior dhe në malin Karaçok në verilindje të Sirisë, Erdogan tha se operacionet do të vazhdojnë deri në neutralizimin e terroristët të fundit.

Presidenti Erdogan duke e bërë të ditur se nuk të lejojnë në asnjë mënyrë që Sinxhari të shndërrohet në bazë të dytë të PKK-së, tha që në qoftë se lejojnë një gjë të tillë atëherë ky vend në të ardhmen do të bëhet një kërcënim i madh.

FAT bombardojnë Sinxharin në veri të Irakut | TRT Shqip

Avionët luftarak turq për herë të parë bombarduan pozicionet e terroristëve në zonën Sinxhar në veri të Irakut dhe në zonën e malit Karaçok në Siri.

Kreu i shtetit turk tërhoqi vëmendjen se operacionet e Forcave të Armatosura të Turqisë nuk janë ndërmarr ndaj peshmergeve, ndërsa shtoi se udhëheqja e Veriut të Irakut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia janë informuar paraprakisht për këto operacione.

Duke prekur edhe në çështjen e Sirisë, Presidenti nënvizoi se në Siri kurrë nuk do të ketë zgjedhje për deri sa Esadi ndodhet në krye të vendit, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Esadi është ai i cili e solli Sirinë në këtë situatë. Ai ushtroi terror shtetëror. Si mund të bëhet që me këtë person të vendoset paqja në Siri? A mund të jetë mjet i zgjidhjes një njeri, i cili sulmon popullin e tij me tanke, topa, avionë, e vret popullin e tij me bomba fuçi dhe armë kimike?”

Erdogan gjithashtu tha se populli sirian duhet ta përcaktoj vet fatin e tij, ndërsa shtoi se këtë çështje e kanë biseduar edhe me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe atë të ShBA-së, Donald Trump.

“Le të mbahen zgjedhjet dhe ta njohim të gjithë atë që fiton në këto zgjedhje”, tha Erdogan, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Fatkeqësisht neve na thonë se në këto zgjedhje fiton DAESH-i. Ato çfarë bën Esadi a janë më të mira nga ato që bën DAESH-i?”

Erdogan foli edhe për marrëdhëniet e tensionuara me Bashkimin Evropian, ndërsa dha sinjalin se për këto marrëdhënie do të mund të organizohet një referendum popullor.

“Në qoftë se Bashkimi Evropian e zvarrit këtë çështje edhe 2-3 vjet, atëherë neve nuk na mbetet zgjidhje tjetër përveç ta pyesim popullin për mendim”, deklaroi Presidenti Erdogan.

Në lidhje me rezultatet e referendumit popullor për ndryshime kushtetuese të mbajtur më 16 prill, kreu i shtetit turk deklaroi se pas publikimit të rezultateve zyrtare ai do të kthehet në krye të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK).

Erdogan tha se këtë vit nuk do të mbahet kongresi dhe theksoi se në rendin e ditës së Turqisë nuk ka zgjedhje të parakohshme.

Sistemi presidencial turk | TRT Shqip

Njihuni me ndryshimet kryesore që do të sjellë sistemi presidencial në Turqi me ndryshimet e fundit kushtetuese.



Lajme të ngjashme