Çelik: Turqia ka goditur një kamp terrori që paraqet kërcënim për atë

Ministri i Integrimit Evropian dhe kryenegociatori, Omer Çelik, i përgjigjet ShBA-së për "shqetësimin" nga operacionet ajrore në Irak dhe Siri.

Çelik: Turqia ka goditur një kamp terrori që paraqet kërcënim për atë

Ministri i Integrimit Evropian dhe kryenegociatori, Omer Çelik, deklaroi se Turqia, e cila është një anëtare e NATO-s, ka goditur një kamp terrori që paraqet kërcënim për atë.

Ministri Omer Çelik në një kanal televiziv privat bëri deklarata të rëndësishme në lidhje me operacionet ajrore të ndërmarra nga Forcat e Armatosura të Turqisë në malin Sinxhar në Irakun Verior dhe në malin Karaçok në veri të Sirisë ndaj organizatës separatiste terroriste PKK.

Në përgjigje të pyetjes në lidhje me vizitën e disa komandantëve amerikan të kampit të YPG-së, fraksionit të PKK-së në Siri, në malin Karaçok, Ministri Çelik tha se ky operacion është kryer nga aspekti i sigurisë së Turqisë që është një anëtare e NATO-s.

Ndërkaq në lidhje me “shqetësimin” e shprehur nga Departamenti amerikan i Shtetit në lidhje me operacionin në fjalë, Omer Çelik tha se “Turqia, e cila është një anëtare e NATO-s, ka goditur një kamp terrori që paraqet kërcënim për atë. Ky kamp është vizituar nga ana e një komandanti amerikan, që është një vend tjetër anëtar i NATO-së, dhe pjesëtarë të kësaj organizate terroriste. Ndërkaq deklarata e bërë pas kësaj se ‘jemi të shqetësuar’ tregon se nuk bëhet fjalë për një qasje të drejtë. Në të vërtet kjo fotografi duhet të hetohet”.

Pas tensionimit të jetuar me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Ministri i Integrimit Evropian dhe kryenegociatori, Omer Çelik bëri të ditur se në fillim të muajit maj jo më larg se në javën e dytë të majit në Bruksel të Belgjikës dhe në Strasburg të Francës do të mbahen takimet gjithëpërfshirëse me BE-në.

Duke e bërë të ditur se palës tjetër do ti thonë haptazi se kjo nuk mund të vazhdon më kështu, Çelik njoftoi se duhet të mbahet samiti i përcaktuar më herë mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian, ndërsa shtoi se vetëm ky samit nuk është zgjidhje.



Lajme të ngjashme