Presidenca: Vendimi i PACE-së për monitorimin e Turqisë, një operacion politik

“Vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) për të monitoruar sërish Turqinë është një operacion politik pa kurrfarë motivacioni dhe kuptimi”, deklaruan të martën burime nga Presidenca turke...

Presidenca: Vendimi i PACE-së për monitorimin e Turqisë, një operacion politik

“Vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) për të monitoruar sërish Turqinë është një operacion politik pa kurrfarë motivacioni dhe kuptimi”, deklaruan të martën burime nga Presidenca turke.

PACE-ja miratoi gjatë mesditës së të martës vendimin për të filluar përsëri procesin e monitorimit të Turqisë.

Menjëherë pas votimit, deputetët turq në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës e cilësuan këtë vendim si një lojë të pistë dhe dashakeqëse.

Ndërsa Ministria turke e Punëve të Jashtme theksoi se vendimi i PACE-së reflekton mungesën e largpamësisë së Bashkimit Evropian.



Lajme të ngjashme