MPB turke: Javën e fundit janë neutralizuar të paktën 66 terroristë të PKK-së

Ministria turke e Punëve të Brendshme njoftoi të hënën se të paktën 66 terroristë anëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK janë neutralizuar në operacionet antiterrorizëm gjatë javës së fundit...

MPB turke: Javën e fundit janë neutralizuar të paktën 66 terroristë të PKK-së

Të paktën 66 terroristë anëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK janë neutralizuar në operacionet antiterrorizëm të forcave turke të sigurisë gjatë javës së fundit.

Ministria turke e Punëve të Brendshme bëri publike të hënën të dhënat e luftës kundër terrorizmit për javën ndërmjet datave 17 dhe 24 prill 2017.

Sipas raportit të Ministrisë së Brendshme të Turqisë, në kuadër të operacioneve antiterrorizëm në shkallë vendi janë neutralizuar të paktën 66 terroristë, nga të cilët 53 janë vrarë, 8 janë dorëzuar dhe 5 janë kapur të gjallë.

Ndërkaq, gjithnjë sipas raportit në fjalë, 185 persona janë ndaluar me akuzën për ndihmë dhe inkurajim të PKK-së, 47 persona për lidhje me organizatën terroriste DAESH, 26 të tjerë për bashkëpunim me organizatat terroriste majtiste, kurse 1.015 persona janë kapur në kuadër të operacioneve kundër organizatës terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY).



Lajme të ngjashme