Fikri Isik: Tani jemi në fazën e fundit për marrjen e sistemit S-400

Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe Presidentit Vladimir Putin që do të jjapin vendimin përfundimtar gjatë mbledhjes që do të mbahet më 3 maj në Soçi të Rusisë.

Fikri Isik: Tani jemi në fazën e fundit për marrjen e sistemit S-400

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Fikri Isik deklaroi se bisedimet e zhvilluara me Rusinë për sistemet e mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë veprimit të tipit S-400 kanë arritur në fazën përfundimtare.

Ministri Isik bëri të ditur se vendimi përfundimtar do të merret gjatë takimit mes Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe Presidentit Vladimir Putin që do të mbahet më 3 maj në Soçi të Rusisë.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në një kanal televiziv privat.

Duke tërhequr edhe ndjeshmërinë e NATO-së në lidhje me çështjen e raketave S-400, Fikri Isik tha se “NATO-ja nuk mund të thotë asgjë në qoftë se nuk e integron në sistemin e saj. Do të doja që të marrin edhe ndonjë armë qo do të mund të integrohet në sistemin e NATO-s. Por, në qoftë se vendet anëtare të NATO-së nuk e japin këtë dhe nëse Turqia ka nevojë urgjente për këtë, atëherë ajo bënë atë që është e nevojshme”.

Isik preku edhe në çështjen e operacionit për shpëtimin e qytetit Rakka të Sirisë nga organizata terroriste DAESH, ku tha se “Nuk bëhet fjalë që Turqia të japë përkrahje këtij operacioni në qoftë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta përdorin PYD-në që është fraksioni i PKK-së në Siri”.

Isik gjithashtu paralajmëroi që përpjekjet e PYD-së për të dominuar në rajon do të shkaktojnë edhe më shumë destabilitet.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare bëri të ditur se me punimet për spastrimin e Forcave të Armatosura të Turqisë nga pjesëtarët e organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY) kanë thyer kurrizin e kësaj organizate.

Ministri Isik tha se janë duke u zhvilluar punime të kujdesshme për spastrimin e kësaj organizate nga Forcat e Armatosura.



Lajme të ngjashme