Ministri Çelik sfidon Bashkimin Evropian për çështjen e liberalizimit të vizave

Ministri i Integrimit Evropian dhe Kryenegociatori Ëmer Çelik (Ömer Çelik) sfidoi Bashkimin Evropian në lidhje me liberalizimin e vizave.

Në deklaratën e bërë gjatë një reportazhi për një kanal televiziv privat, Çelik tha: “Ne përgatitëm letrën që përfshin propozimet tona. Këtë letër do ta dorëzojmë në muajin maj”.

Çelik tha se nëse propozimet e Turqisë nuk pranohen atëherë ajo nuk do të përmbushë detyrimet në Egje.

Ministri Çelik paralajmëroi Bashkimin Evropian për çështjen e liberalizimit të vizave dhe rikujtoi se premtimet që i janë bërë Turqinë nuk janë përmbushur.

Në rendin e ditës së Ministrit të Integrimit Evropian dhe Kryenegociatorit turk ishte edhe raporti me përmbajtje politike i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në lidhje me referendumin e të dielës (16 prill) në Turqi.

Ai theksoi se OSBE-ja ose ndonjë institucion tjetër ndërkombëtarë nuk ka asnjë autorizim për të quajtur të pavlefshëm rezultatin e çfarëdo lloj referendumi ose për ta vënë këtë rezultat në diskutim.

Lajme të ngjashme