Turqia dënon sulmin terrorist në Champs Elysees të Parisit

Përmes një komunikate me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Turqia ka dënuar sulmin terrorist të kryer kundër një makine policie në rrugën “Champs Elysees” të kryeqytetit francez, Paris.

718055
Turqia dënon sulmin terrorist në Champs Elysees të Parisit

“Ngushëllojmë popullin mik francez, me të cilin solidarizohemi në këtë ditë të vështirë, si dhe policinë franceze. Urojmë shërim sa më të shpejtë për të plagosurit dhe durim për të afërmit e viktimave”, thuhet në të njëjtën komunikatë.

“Turqia dhe populli turk, që janë përballur shumë herë me sulme të ngjashme, e kuptojnë dhimbjen e popullit francez dhe e ndajnë këtë dhimbje. Ashtu si deri më sot, edhe këtej e tutje vendi ynë do të vazhdojë ti japë çdo lloj mbështetjeje Francës në luftën e saj kundër terrorizmit”, vijon komunikata e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Në sulmin e të enjtes në mbrëmje në Paris kishte humbur jetën një polic si dhe ishin plagosur rëndë dy të tjerë.

Përgjegjësinë e sulmit e kishte pranuar organizata terroriste DAESH.



Lajme të ngjashme