Përvjetori i ngadhënjimit të Stambollit shënohet me "tapet të tulipanëve"

Me rastin e përvjetorit të ngadhënjimit të Stambollit është përgatitur një "tapet me tulipanë" 1.453 metra katrorë, numër ky që përkon me vitin e ngadhënjimit.

Përvjetori i ngadhënjimit të Stambollit shënohet me "tapet të tulipanëve"
VIDEO – Sheshi Sultanahmet i Stambollit bëhet tapet me tulipanë
VIDEO – Sheshi Sultanahmet i Stambollit bëhet tapet me tulipanë

Në sheshin Sultanahmet të Stambollit është përgatitur një “tapet me tulipanët”. Me rastin e përvjetorit të 564-të të ngadhënjimit të Stambollit në sheshin Sultanahmet u përgatit një tapet me tulipanë mbi një sipërfaqe 1 mijë e 453 metra katrorë.

Për të përkujtuar përvjetorin e ngadhënjimit të Stambollit, në sheshin e Xhamisë Blu është përgatitur një "tapet me tulipanë" 1.453 metra katrorë, numër ky që përkon me vitin e ngadhënjimit.

Në kuadër të festës së tulipanëve në Stamboll, një nga sheshet e zbukuruara me këtë lule është edhe sheshi i Xhamisë Blu, ku në këtë kuadër është ndërtuar edhe "tapeti më i madh i tulipanëve në botë".

Për ndërtimin e tapetit i cili përkujton edhe vitin e ngadhënjimit të Stambollit dhe si rrjedhojë përbëhet nga 1.453 metra katrorë, janë përdorur 564 mijë tulipanë të ngjyrave të ndryshme, me qëllim ndërtimin e motiveve të një tapeti të vërtetë.

Tapeti i tulipanëve i ndërtuar për herë të tretë, ka tërhequr si çdo vit turistë të shumtë vendas dhe të huaj.

Ceremonia zyrtare për hapjen e këtij tapeti do të zhvillohet më 22 prill, me pjesëmarrjen e kryetarit të Bashkisë së Metropolit të Stambollit, Kadir Topbaş. 



Lajme të ngjashme