Athinë – Puçistët e arratisur të FETO-s sërish përpara drejtësisë greke

Puçistët e arratisur në Greqi pas tentativës për grusht shteti në Turqi, ndërmarrë nga organizata terroriste gulensite (FETO) më 15 korrik 2016, do të dalin sërish përpara drejtësisë...

Athinë – Puçistët e arratisur të FETO-s sërish përpara drejtësisë greke

Puçistët e arratisur në Greqi pas tentativës për grusht shteti në Turqi, ndërmarrë nga organizata terroriste gulensite (FETO) më 15 korrik 2016, do të dalin sërish përpara drejtësisë.

Agjencia zyrtare greke e lajmeve, “ANA-MPA”, njoftoi se 3 nga gjithsej 8 puçistët e strehuar në Greqi do të procedohen në Gjykatën e Apelit të Athinës, më datë 25 prill, në kuadër të kërkesës së re të Turqisë për ekstradimin e tyre.

Sa i përket 5 puçistëve të tjerë, data e seancës gjyqësore për ata nuk është përcaktuar ende, thekson agjencia “ANA-MPA”.

Disa orë pas tentativës për grusht shtetit të FETO-s më 15 korrik, puçistët në fjalë u arratisën me një helikopter ushtarak në Greqi dhe kërkuan strehim në këtë vend.

Në janar të këtij viti, Gjykata e Lartë greke refuzoi kërkesën e Turqisë për ekstradimin e 8 puçistëve; ndërkohë që Ankaraja zyrtare bëri një kërkesë të re për ekstradimin e tyre duke paraqitur edhe dy akuza të tjera.

Greqi - Zgjatet kohëzgjatja e paraburigimit për 8 puçistët turq | TRT Shqip

Paraqitja e puçistëve para prokurorit është hapi i parë i procesit të ekstradimit të tyre në Turqi...

Aplikimet e puçistëve turq për strehim janë ende në fazën e vlerësimit nga Zyra për Azil e Greqisë. Hetuesia greke ka vendosur që 8 puçistët të mbahen në paraburgim deri në përfundimin e procedurave në lidhje me kërkesat e tyre për azil.



Lajme të ngjashme