Ushtria turke përdor gjeneratën e tretë të avionëve të telekomanduar

Gjenerata e tretë e avionëve të telekomanduar që ndodhen në inventarin e Forcave të Armatosura të Turqisë janë prodhim vendor...

Ushtria turke përdor gjeneratën e tretë të avionëve të telekomanduar
Minidroni "IHA”, bebja e syrit e ushtrisë turke
Minidroni "IHA”, bebja e syrit e ushtrisë turke

Gjenerata e tretë e minimjetit fluturues pa pilot, minidroni IHA që është prodhuar nga një firmë private turke, ka hyrë në inventarin e Forcave të Armatosura Turke (FSK).

Forcat e Armatosura të Turqisë kanë filluar me përdorimin e gjeneratës së tretë të avionëve të vegjël të telekomanduar.

Pamjet e gjiruara nga gjenerata e re e këtyre avionëve mund të përcillen në kohë reale.

Përdorimi nga ana e Forcave të Armatosura të Turqisë i këtyre avionëve të telekomanduar, që janë prodhim i një kompanie private turke, ka filluar në vitin 2007.

Në vitin 2012 këta avionë u eksportuan në Katar, ndërsa mbajnë cilësinë e avionëve të parë kombëtar të eksportuar.

Përveç forcave tokësore, njësive speciale dhe komandës së përgjithshme të xhandarmerisë, këta avionë përdoren edhe nga ana e drejtorisë së përgjithshme të policisë.

Avionët e vegjël të telekomanduar përdoren për vëzhgim dhe zbulim në distanca të afërta, ndërsa kanë aftësi për të gjiruar dhe përcjellë pamje në kohë reale edhe gjatë natës.

Këta avionë do të shtojnë edhe më shumë kapacitetet operative të forcave të sigurisë në luftën kundër terrorit.



Lajme të ngjashme