Tunceli – Rrëzohet një helikopter i policisë turke me 12 persona në bord

Një helikopter i policisë turke me 12 persona në bord është rrëzuar të martën në Tunceli, provincë lindore e Turqisë...

715436
Tunceli – Rrëzohet një helikopter i policisë turke me 12 persona në bord

Një helikopter i policisë turke me 12 persona në bord është rrëzuar të martën në Tunceli, provincë lindore e Turqisë.

Prefektura Tunceli njoftoi se kanë humbur kontaktin me një helikopter policor të tipit “Sikorsky”, rreth dhjetë minuta pasi ishte ngritur në ajër.

“Një helikopter policor i tipit ‘Sikorsky’, i cili është ngritur nga qyteza Pulumur, më 18 prill 2017, rreth orës 11.40
(me orën lokale), ka ndërprerë sinjalin gati dhjetë minuta pas fluturimit”, bëri të ditur nga Prefektura Tunceli.

Sipas zyrtarëve turq, helikopteri mund të ketë rënë për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

“Vlerësojmë se në bordin e helikopterit gjendeshin 7 oficerë të policisë, 1 gjykatës, 1 nënoficer ushtarak dhe 3 anëtarë të ekuipazhit. Jemi të mendimit që helikopteri mund të ketë rënë për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Në zonë janë dërguar një numër i madh ekipesh të kërkim-shpëtimit”, theksohet ndër të tjera në komunikatë.

Ndërkohë, Kryeministri Binali Yildirim është informuar në lidhje me incidentin nga ministri i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu.



Lajme të ngjashme