Një delegacion turk viziton Moskën për heqjen e barrierave doganore

Një delegacion i drejtuar nga zv.kryeministri Mehmet Shimshek  sot do të shkojë në Moskë për të biseduar mbi heqjen e masave ekonomike që zbaton Rusia për perimet dhe frutat e freskëta që importon nga Turqia.

Një delegacion turk viziton Moskën për heqjen e barrierave doganore

Një delegacion i drejtuar nga zv.kryeministri Mehmet Shimshek (Mehmet Şimşek) sot do të shkojë në Moskë për të biseduar mbi heqjen e masave ekonomike që zbaton Rusia.

Delegacioni turk, ku bën pjesë edhe Ministri i Ekonomisë, Nihat Zejbekçi (Nihat Zeybekçi) do të takohet me zv.kryeministrin e Rusisë, Arkady Dvorkovich.

Në takimin mes delegacioneve do të trajtohet çështja e heqjes së barrierave që aplikohen ndaj importit të perimeve dhe frutave të freskëta nga Turqia.

Gjithashtu gjatë takimeve pala turke do t’u komunikojë bashkëbiseduesve rusë edhe kërkesat lidhur me pengesat në ushtrimin e aktivitetit në sektorë të ndryshëm, sidomos në atë kontraktues; për anulimin e disa masave administrative mbi punësimin e shtetasve turq (në Rusi); për rikthimin e regjimit të vizave në nivelin e mëparshëm si dhe heqjen e kufizimeve në transportin tokësor.



Lajme të ngjashme