Referendumi në Turqi – 59 për qind e zgjedhësve jashtë shtetit votuan “Po”

Sipas rezultateve jozyrtare, 59 për qind e zgjedhësve turq jashtë shtetit përdorën votën “Po”, domethënë votuan në favor të paketës së ndryshimeve kushtetuese duke miratuar kështu edhe tranzicionin në sistemin presidencial...

Referendumi në Turqi – 59 për qind e zgjedhësve jashtë shtetit votuan “Po”

Emocionet e referendumit popullor të 16 prillit u jetuan edhe në 57 vende të tjera përveç Turqisë.

Pjesëmarrja e rreth 3 milionë zgjedhësve të regjistruar jashtë shtetit në votimin plebishitar për ndryshimin e 18 neneve të Kushtetutës së Republikës së Turqisë u realizua në nivelin 44 për qind.

Sipas rezultateve jozyrtare, 59 për qind e zgjedhësve jashtë shtetit përdorën votën “Po”, domethënë votuan në favor të paketës së ndryshimeve kushtetuese duke miratuar kështu edhe tranzicionin në sistemin presidencial.

Në Holandë, shtet me të cilin Turqia jetoi një krizë diplomatike pas deportimit të ministres së Familjes dhe Politikave Sociale, Fatma Betul Sayan Kaya, 75 për qind e zgjedhësve turq votuan “Po”. Austria, me 73 për qind, rezultoi vendi i dytë evropian me nivelin më të lartë të votës në favor të ndryshimeve kushtetuese.

Kurse në Gjermani, 63 për qind e qytetarëve turq votuan pro sistemit qeverisës presidencial.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 84 për qind dhe Kanadaja me 73 për qind janë vendet perëndimore, ku vota “Jo” ka fituar më bindshëm.

Ndërsa nëpër dogana u numëruan 97 mijë 535 vota të vlefshme dhe 54 për qind e tyre rezultuan “Po”.



Lajme të ngjashme