Çavusoglu: Orientimi evropian i Turqisë mbetet prioritet strategjik

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) në një artikull që ka shkruar për gazetën franceze “Le Figaro” thotë se orientimi evropian o të vazhdojë të jetë një prioritetet strategjik për Turqinë.

Çavusoglu: Orientimi evropian i Turqisë mbetet prioritet strategjik

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) në një artikull që ka shkruar për gazetën franceze “Le Figaro” para referendumit popullor që u zhvillua të dielën, thotë se me sa është vënë re në opinionin publik të Perëndimit Turqia ka zënë vend më shumë në kontekstin e marrëdhënieve të saj me Bashkimin Evropian, me çështjen e refugjatëve dhe referendumin popullor.

Negociatat ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE) kanë filluar në vitin 2005, por deri më tani janë hapur për negociata vetëm 16 kapituj, vuri në dukje Mevlut Çavushollu dhe shtoi: “Nga disa anëtarë të BE-së nxirren pengesa artificiale. Dua të nënvizoj një detaj interesant në lidhje me refuzimin e hapjes së kapitujve në fushat e drejtësisë dhe shtetit juridik, fusha ku vendi ynë kritikohet shpesh. Ne jemi pala që kërkojmë hapjen dhe diskutimin e këtyre kapitujve, kurse BE-ja është ajo që nuk e do një gjë të tillë”.

Duke i referuar edhe artikujve që shkruhen në median perëndimore dhe që kanë në shënjestër Presidentin Rexhep Tajip Erdoan, Çavushollu tha: “Organizatat terroriste, që cenojnë vendin tonë, marrin guximin që të hapin lirshëm në rrugët e Evropës, në një mjedis mosndëshkues të paparë në asnjë demokraci, pankarta të cilat kërcënojnë jetën e Presidentit Erdoan dhe pankarta që lavdërojnë dhunën e terrorin”.

Ministri i Jashtëm turk hodhi poshtë pretendimet sikur referendumi synon ndryshimin e regjimit në Turqi.

Do të ndryshojë vetëm sistemi i qeverisjes,- sqaroi ai,- duke rikonfirmuar se Turqia do të vazhdojë të mbetet një shtet ligjor, laik, demokratik dhe social.

“Turqia do të vazhdojë t’u dalë për zot vlerave moderne në një mënyrë më të vendosur se sa dje. Orientimi drejt Bashkimit Evropian (BE) do të vazhdojë të jetë prioriteti ynë strategjik”, theksoi Çavushollu.



Lajme të ngjashme