Yildirim: “Ata të cilët nuk dinë le të mësojnë, jemi vëllezër, një trup, një popull”

Pas rezultateve të para preliminare Kryeministri Yildirim mbajti një fjalim para turmës së mbledhur para selisë së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK).

714024
Yildirim: “Ata të cilët nuk dinë le të mësojnë, jemi vëllezër, një trup, një popull”

Kryeministri Binali Yildirim deklaroi se sipas rezultateve jo-zyrtare nga referendumi popullor për ndryshime kushtetuese doli “po”.

Pas rezultateve të para preliminare Kryeministri Yildirim mbajti një fjalim para turmës së mbledhur para selisë së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK).

Kryeministri fjalimin e tij e filloi me fjalët: “Ata të cilët nuk dinë le të mësojnë, jemi vëllezër, një trup, një popull”, ndërsa falënderoi qytetarët për pjesëmarrje të lartë në referendum.

Duke e shprehur kënaqësinë e tij nga përfundimi i procesit të votimit pa probleme, Yildirim tha se tani para Turqisë është hapur një faqe e re.

“Ne do ta vlerësojmë këtë faqe të re për qetësinë e popullit tonë”, u shpreh Yildirim.

Në fjalimin e tij Kryeministri Yildirim falënderoi Presidentin Erdogan, ndërsa shtoi se “Shpreh falënderimet e mia të gjithë atyre që kontribuuan në bërjen e kësaj zgjedhjeje demokratike”.

Yildirim tha se do të mbrojnë të drejtat e të gjithë qytetarëve dhe vijoi duke thënë se “Tani shteti demokratik dhe ligjor është më i fortë”.



Lajme të ngjashme