Në Turqi do të vijë delegacioni i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike për sulmin në Idlib

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), për të mbledhur të dhëna në lidhje me sulmin me armë kimike të regjimit të Esadit në Idlib, do të dërgojë një delegacion në Turqi.

Në Turqi do të vijë delegacioni i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike për sulmin në Idlib

Organizata me qendër në Hagë të Holandës, do të mbledhë prova (kampion) në lidhje me gazin e përdorur në sulm dhe do të bisedojnë me të mbijetuarit.

Delegacioni pas inspektimeve, provat e mbledhura do ti dorëzojnë brenda 3-4 javëve në qendrën e tyre në Hagë.

Këto prova do të ndahen edhe me Kombet e Bashkuara.

Në punimet e deritanishme është ndaluar mbi gazrat sarin, klorin dhe mustardë (yprit).

Përfaqësuesi i Përhershëm i Anglisë në OKB, Matthew Rycroft, në një deklaratë të bërë dje tha se kampionët e marrë nga Han Shejhun  tregojnë se regjimi i Esadit në 4 prill ndaj civilëve në Idlib ka përdorur gaz sarin ose armë kimike me substancë të ngjashme.   

Në sulme kishin humbur jetën rreth 100 civilë.



Lajme të ngjashme