Koment - A e arriti qëllimin operacioni ‘Mburoja e Eufratit’?

Me komunikatën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në 29 mars u bë e ditur se përfundoi operacioni “Mburoja e Eufratit” që filloi në 24 gusht 2016.

Koment - A e arriti qëllimin operacioni ‘Mburoja e Eufratit’?

Operacioni u zhvilluan nën udhëheqjen e forcave speciale të varura nga Forcat e Armatosura Turke dhe forcave të varura nga Ushtria e Lirë Siriane. E parë nga aspekti i bilancit, në veri të Sirisë në linjën Jerablus-Azez-Al Bab duke pastruar nga terroristët një territor prej 2mijë e 225 kilometrash, kanë krijuar një ambient defakto sigurie.  Ndërkohë që në operacion u neutralizuan 2 mijë terroristë të organizatës terroriste DAESH, humbën jetën 600 luftëtarë të Ushtrisë së Lirë Siriane dhe ranë dëshmorë 71 ushtarë turq.

Duke u parë nga aspekti i rezultatit të marrë nga operacioni ‘Mburoja e Eufratit” mund të themi se është arritur objektivi bazë. 4 objektivat themelore të këtij operacioni mund ti përkufizojmë si më poshtë: I pari ishte objektivi për të larguar DAESH-in nga kufiri turk dhe për të vendosur sigurinë e kufirit. I dyti ishte qëllimi për të prerë linjën Afrin-Kobani për të penguar korridorin PKK-PYD në kufirin turk dhe për të penguar krijimin e një strukture të tillë politike. I treti ishte objekti për të krijuar një zonë të sigurt në veri të Sirisë për të siguruar kthimin e refugjatëve në vendin e tyre dhe jetesën e tyre në mënyrë të sigurt. Kurse qëllimi i katërt ishte sigurimi i një dore të fuqishme për Turqinë në tryezën e zgjidhjes politike të çështjes së Sirisë.

Në kuadër të operacionit ‘Mburoja e Eufratit’ Turqia realizoi 3 objektivat e para strategjike themelore. Por në lidhje me realizimin e operacionit të Rakka-s që varet nga objektivi i katërt, Turqia është braktisur nga aleati i saj Amerika dhe Rusia me të cilën dëshiron të zhvillojë marrëdhënie të mira fqinjësore. Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe Rusia, në kuadër të operacionit të Rakka-s që ka një rol kyç në luftën kundër DAESH-it, nuk kanë preferuar të bashkëpunojnë me Turqinë, por kanë zgjedhur të bashkëpunojnë me organizatën terroriste YPG që është krahu i PYD-së që është zgjatim në Siri i organizatës terroriste PKK që zhvillon aktivitete terroriste ndaj Turqisë. Kjo përzgjedhje ka shumë shkaqe nga aspekti politik rajonal dhe global.

Shkaku që vjen në krye është përpjekja ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë që luajnë rol kryesor në kontrollin e krizës jo për të zgjidhur çështjen e Sirisë por dëshira e tyre për të rritur influencën dhe dominimin në këtë vend (hapësirë gjeografike). Lëvizjet e Amerikës zhvillohen në kuadër të qëllimit për të rritur ndikimin strategjik në Siri dhe për të kufizuar kontrollin e Rusisë ndaj këtij vendi. Me operacionin e Rakka-s që është në fazën e ekzekutimit kërkon që nga njëra anë të eliminojë kërcënimin e DAESH-it, nga ana tjetër kërkon të përforcojë pozicionin në tryezën ku negociohet e ardhmja e Sirisë. Në kuadër të këtij synimi Uashingtoni planifikon që ta përdorë YPG-në si një forcë tokësore.

Kurse Rusia kërkon të vazhdojë iniciativën politike dhe strategjike të arritur si nga mbështetja që jep për regjimin e Esadit në Siri ashtu edhe nga procesi i Astana-s.

Nga ana tjetër Rusia duke i zgjatur dorën e paqes (gjethen e ullirit) YPG-së, që është masha ushtarake themelore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Siri, kërkon të tkurrë hapësirën e manovrimit të Amerikës. Moska pavarësisht çmimit të mbetjes ballë për ballë me Ankaranë mbështet dhe bashkëpunon me PKK-YPG-në. Të dyja fuqitë imperialiste, me mendimin se do të forcojnë terrenin e tyre, i qasen Turqisë me distancë në këtë çështje. Por Rusia për të ndaluar një ndërmarrje të Turqisë për bashkëpunim ushtarak me Perëndimin, është e detyruar të preferojë edhe partneritetin politik dhe diplomatik me Ankaranë. Ky proces filloi me Astanan dhe vazhdon ende edhe sot.

Me sa vihet re e ardhmja e Sirisë do të marrë formë në kuadër të përpjekjeve të fuqive imperialiste. Në lidhje me çështjen e Sirisë, në periudhën e afërt, në horizont nuk duket një mundësi e atillë e përbashkët ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të dyja fuqitë, duke i dhënë YPG-së një rol thelbësor në operacionin e Rakka-s dhe duke siguruar ndihmë dhe mbështetje për këtë organizatë terroriste, do të krijohet një kërcënim serioz për Turqinë. Për këtë arsye, ndërkohë që Turqia vazhdon procesin e paqes së Astana-s nga ana tjetër i duhet të zhvillojë një strategji të re ushtarake.



Lajme të ngjashme