Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Erdoan: Referendumi i rëndësishëm në shumë aspekte për zhvillimin e Turqisë

residenti Erdoan iu përgjigj pyetjeve në transmetimin e posaçëm të njëkohshëm në tre kanale televizive.

Erdoan: Referendumi i rëndësishëm në shumë aspekte për zhvillimin e Turqisë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se nëse në 16 prill nga kutitë e votimit të referendumit për ndryshimet e kushtetutës del rezultat pozitiv ekonomia e Turqisë do të jetojë një hov të madh.

Presidenti Erdoan iu përgjigj pyetjeve në transmetimin e posaçëm të njëkohshëm në tre kanale televizive.

Ai vlerësoi referendumin që do të zhvillohet ditën e diel dhe theksoi se janë marrë të gjitha masat e sigurisë.

Erdoan tha se me sistemin e ri numri i deputetëve nga 550 do të rritet në 600 kështu që Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë (TBMM) do të fuqizohet më shumë.

Ndërsa në lidhje me organizatat terroriste ai bëri të ditur se Evropa është bashkuar me të gjitha organizatat dhe është mobilizuar me të gjithë fuqinë që të nxjerr rezultat negativ nga referendumi.

Ai bëri të ditur gjithashtu se në të njëjtën kohë 16 prilli është edhe një mesazh i fuqishëm që do ti jepet Evropës dhe nëse nga referendumi del rezultat pozitiv Turqia do të rivlerësojë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe do të ulet për të biseduar me Union.  

Në të njëjtën kohë Presidenti Erdoan nënvizoi edhe rëndësinë e 16 prillit në luftën kundër organizatës terroriste gyleniste struktura paralele në shtet (FETO/PDY). Ai tha se pas referendumit do të vazhdojnë luftën kundër FETO-s.

Kurse në lidhje me zbatimin e gjendjes së jashtëzakonshme (OHAL) presidenti turk tha se mund të shtyhet nëse është e nevojshme dhe për këtë gjendje tregoi Francën si shembull.

Presidenti Erdoan theksoi se organizata separatiste terroriste PKK jua ka errësuar jetën popullit që jeton në rajonin e Anadollit Juglindor dhe si rrjedhojë e luftës kundër terrorit në këtë rajon ka ardhur paqja ndërkohë që edhe qeveria ka bërë investime serioze në Anadollin Juglindor.

Ai nënvizoi se gjatë 20 muajve të fundit janë neutralizuar mbi 10 mijë terroristë dhe ashtu siç bëri ETA në Spanjë edhe PKK-ja nuk do të ketë asnjë rrugëzgjidhje tjetër përveç se të braktisë armët.

Ai tha se rajoni nga aspekti i turizmit do të bëhet një qendër e preferuar.



Lajme të ngjashme