Universiteti Anadolli, lider i arsimit në distancë në Turqi

Universiteti i Anadollit, që ndodhet në qytetin Eskishehir, përveçse është një prej universiteteve më të mëdha të botës, është lider edhe në arsimin në distancë.

711650
Universiteti Anadolli, lider i arsimit në distancë në Turqi
anadolu-üniversitesi-5.jpg
anadolu-üniversitesi-8.jpg
anadolu-üniversitesi-4.jpg
anadolu-üniversitesi-6.jpg
anadolu-üniversitesi-67.jpg

Eskisehiri (Eskişehir) ndodhet në qendër të Anadollit, ai është i baraslarguar nga Stambolli dhe Ankaraja me tren të shpejtësisë së lartë, është një qytet i ri dhe modern. Qyteti njihet ndryshe edhe si qyteti i studentit. Ky institucion i arsimit të lartë, i cili mban emrin Universiteti i Anadollit, është themeluar në vitin 1982 dhe që nga ajo ditë vazhdon të zhvillohet me shpejtësi. Ai njihet si një universitet modern, dinamik dhe inovator. Në qendër të qytetit Eskishehir universiteti ka 2 kampuse, 17 fakultete që ofrojnë studime në distancë, nga të cilat 3 janë me shkëputje nga puna, konservatorin shtetëror dhe 30 qendra kërkimore. Në lidhje me arsimin në distancë Universiteti i Anadollit është universiteti lider i Turqisë.

 

Universiteti është i pajisur me produkte të teknologjisë së fundit dhe studentët i përgatit në një mjedis krijues dhe dinamik për ti bërë ata më të mirët në fushën e vet në të ardhmen. Në kampuset e universitetit ka çdo lloj mundësie që ju do të keni nevojë gjatë jetës studentore. Biblioteka Qendrore ka rreth 300 mijë tituj të shtypur dhe shumë burime online (e-bibliotekë). Biblioteka është e hapur 24 orë në ditë dhe për studentët që vazhdojnë të punojnë në zonën e bibliotekës pas orës 12 i natës shpërndahet çaj, kafe dhe supë falas. Njëkohësisht në kampus ka edhe mundësi të shumta për të bërë sport, përfshi edhe një pishinë olimpike, kështu studentët mund të ushtrojnë çdo lloj sporti. Gjithashtu studentëve u ofrohen edhe ushqim mjaft cilësor për drekë dhe darkë si dhe mundësi transporti. Një mjedis ju pret për një shkollim të suksesshëm në këtë universitet, i cili i ka hapur dyert me mikpritjen tradicionale turke për të gjithë studentët që vijnë nga të katër anët e botës. Një informacion më të zgjeruar në lidhje me Universitetin e Anadollit (Anadolu Üniversitesi) mund të gjeni në faqen zyrtare të tij në internet, në adresën www.anadolu.edu.tr, e cila ofron shërbime në gjuhët turqisht dhe anglisht.



Lajme të ngjashme