Ministri turk i mbrojtjes në ShBA për operacionin e Raka

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Fikri Ëshëk do të vizitojë Uashington, ku pritet të takohet me homologun James Mattis dhe zyrtarë të lartë amerikanë.

Ministri turk i mbrojtjes në ShBA për operacionin e Raka

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Fikri Ëshëk (Fikri Işık) do të vizitojë kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Uashington, ku pritet të takohet me homologun James Mattis dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë.

Pas zgjedhjes së Donald Trump president, pritshmëritë ishin në drejtim të ndryshimit të politikës pasive amerikane në Lindjen e Mesme, sidomos në Siri. Dhe në fakt ashtu edhe ndodhi.

Pas operacionit që ushtria amerikane bëri javën e kaluar në Siri, vëmendja u përqendrua edhe një herë në Uashington.

Dhe pikërisht në një kohë të tillë do ta vizitojë Uashingtonin ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Fikri Ëshëk, i cili me këtë rast pritet të ketë kontakte të rëndësishme.

Në takimin me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis pritet të këmbehen mendime mbi rajonet Raka dhe Menbiç të Sirisë.

Gjatë qëndrimit në Uashington, Fikri Ëshëk do t’u përcjellë edhe një herë bashkëbiseduesve amerikanë pikëpamjet e Turqisë për ti gjetur një zgjidhje dramës njerëzore 6-vjeçare në Siri dhe për eliminimin e organizatave terroriste aktive në rajon.



Lajme të ngjashme