Yildirim: Sukseset e Turqisë shqetësojnë Evropën

"Disa vende evropiane janë duke bërë çdo gjë që ndryshimet kushtetuese të mos votohen në referendum", deklaroi Yildirim.

Yildirim: Sukseset e Turqisë shqetësojnë Evropën

Kryeministri Binali Yildirim bëri të ditur se sukseset, të cilat arriti Turqia viteve të fundit, kanë shqetësuar Evropën.

Kryeministri Yildirim mori pjesë në takimet me zejtarët, të organizuar nga kryesia e degës së Partisë AK në Izmir.

Në fjalimin e rastit Kryeministri tha se arsyeja e fushatës njollosëse ndaj Turqisë, e filluar kohëve të fundit nga ana e Evropës, është stabiliteti i vendosur në çdo fushë.

Yildirim theksoi se niveli i prodhimit vendor në industrinë turke të mbrojtjes nga 24% doli në 65%, ndërsa vuri në dukje se vartësia nga jashtë është ulur dukshëm.

“Projektet gjigante janë duke u monitoruar nga afër nga mbar bota” – tha Yildirim, ndërsa shtoi se ndërtimi i aeroportit më të madh në botë në Stamboll vazhdon me shpejtësi dhe se bota është e shqetësuar nga kjo.

Binali Yildirim gjithashtu tha se sistemi aktual qeverisës paraqet pengesë për avancimin e shpejtë të Turqisë dhe se për këtë arsye dëshirojnë vendosjen e sistemit të ri të qeverisjes.

Kryeministri theksoi se edhe Evropa nuk dëshiron që Turqia të bëjë ndryshime në sistemin e qeverisjes prandaj vendet evropiane përpiqen ta pengojnë këtë me çdo lloj pengese raciste.

“Disa vende evropiane janë bashkuar, janë kapur dorë për dore, janë krahë për krahë me organizatat terroriste si FETO, PKK, DHKP-C kundër Turqisë, ndërsa janë duke bërë çdo gjë që të ndryshimet kushtetuese të mos votohen në referendum”, deklaroi ndër të tjera Kryeministri Yildirim.



Lajme të ngjashme