Turqia mbështet anëtarësimin e Malit të Zi në NATO

Ambasadori i Turqisë në Podgoricë, Serhat Galip në një intervistë ekskluzive për “Zërin e Turqisë” tha se Turqia si një anëtar i fuqishëm i NATO-s mbështet anëtarësimin e Malit të Zi në aleancën e Atlantikut Verior.

Podgorice Türk Büyükelçisi_Serhat Galip_Ülgün_Ulqin_Karadağ_01.JPG
türkiye-nin podgorica büyükelçisi serhat galip_05.jpg
türkiye-nin podgorica büyükelçisi serhat galip_03.jpg
Podgorice Türk Büyükelçisi_Serhat Galip_Ülgün_Ulqin_Karadağ_03.JPG
Karadağ_Türk yatırmıları_Toshçelik.jpg
Karadağ

Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Malit të Zi vlerësohen lartë nga Ambasadori i Turqisë në Podgoricë Zoti Serhat Galip. Në një intervistë  për “Zërin e Turqisë” ai shprehet se këto marrëdhënie do të avancohen edhe më shumë.

“Në shumë drejtime kemi bashkëpunim konstant, e ato do të vazhdojmë t’i avancojmë edhe më shumë në interes të dyanshëm”,- tha Ambasadori Galip, ndërsa shtoi se prioritetet tona janë ato ekonomike, e kjo nënkupton forcimin e raporteve ekonomike dhe nxitjen e investitorëve turq për investime në Mal të Zi”.

 - Ambasadori i Turqisë, Serhat Galip mik i qytetit të Ulqinit

Ambasadori Galip në vijim të fjalës së tij, përshëndeti miratimin e Planit Detal Urbanistik për Ulqinin dhe shtoi se kjo do të nxisë ardhjen e investitorëve turq e në veçanti në fushën e turizmit.

- Mali i Zi – Destinacion interesant për investitorët nga Turqia 

Ambasadori i Turqisë, duke folur për investimet turke në Mal të Zi rikujton:

Sa i përket sistemit bankar, në Mal të Zi jemi të përfaqësuar me bankën agrare “Ziraat Bank”. Në turizëm po ashtu kemi investimet tona. Të pranishëm jemi edhe me kompaninë “Port of Adria”. Nga ana tjetër në Nikshiq kemi uzinën e metalurgjikut “Toshçelik” që është shumë e rëndësishme për prodhimin e çelikut. Po ashtu do të veçoja prezencën tonë edhe në industrinë e drurit “Gornji Ibar” në Rozhajë si dhe me kompaninë nacionale ajrore “Turkish Airlines”, e cila realizon fluturime të shumta javore në relacionin Podgoricë- Stamboll. Siç shihet në Mal të Zi jemi mjaft të pranishëm me investime, por kemi dhe investitorë të tjerë potencialë nga Turqia që janë të interesuar për investime”,- sqaroi Ambasadori Galip

 - Përvojat e Turqisë në fushën e turizmit mund të aplikohen edhe në Mal të Zi

Sipas Ambasadorit të Turqisë në Podgoricë, Zotit Serhat Galip, Mali i Zi shënon rritje në fushën e turizmit, por duhet të punojë më shumë në krijimin e infrastrukturës me qëllim të zgjatjes së sezonit turistik.  

 “Me sa kam parë, sezoni turistik në Mal të Zi zgjat tre muaj. Duhet punuar që sezoni turistik të zgjasë 6 ose 8 muaj. Në këtë mënyrë edhe interesimi i investitorëve do të ishte më i madh, veçoi ai dhe shtoi se Mali i Zi ka edhe potenciale për zhvillimin e turizmit dimëror e në këtë drejtim duhet të punojë më shumë në përmirësimin e infrastrukturës në veri të vendit për t’u mundësuar turistëve qasjen më të lehtë në qendrat dimërore turistike”.

- Turqia mbështet fuqimisht anëtarësimin e Malit të Zi në NATO

Sa i përket anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, Ambasadori Galip ritheksoi qëndrimin se Turqia do të mbështesë Malin e Zi drejt aderimit në Strukturat Europiane dhe ato Euro-Atlanitke. 

Aleanca e NATO-s u garanton siguri shteteve anëtare. Besoj se një shtet i cili bëhet anëtar i NATO-s ka mundësi më shumë për tërheqjen e investitorëve e kjo vlen edhe për Malin e Zi. Turqia si një shtet i fuqishëm anëtar i NATO-s në periudhën e ardhshme do të vazhdojë t’i japë përkrahje Malit të Zi deri në anëtarësimin e plotë në këtë aleancë”.

 - Ambasada e Turqisë në Podgoricë edhe këtë vit u mundëson të rinjve nga Mali Zi aplikimin për bursa për të studiuar në universitetet turke

Duke u ndalur tek interesimi gjithnjë e në rritje i të rinjve nga Mali i Zi për të studiuar në Universitet e Turqisë, Ambasadori Galip tha se Ambasada ka një program për dhënien e bursave:

Për këtë vit ka përfunduar procesi i aplikimit. Presim që në ditët e ardhshme të bëhet përzgjedhja e kandidatëve pasi që komisioni të ketë zhvilluar intervistën me ta. Komisioni nga Ankaraja, do të zhvillojë një bisedë në Ambasadë me kandidatët potencialë, ku do të bëhet dhe përzgjedhja e studentëve. Ambasadori Galip tha po ashtu se shteti ynë heq shpenzimet e udhëtimit të parë të studentëve në Turqi dhe biletën e kthimit pas përfundimit të studimeve. Shkollimi në Universitetet e Turqisë është falas, banimi në konvikt po ashtu. Studentët marrin dhe një bursë mujore për shpenzimet e tyre të përditshme.”

Në fund të fjalës se tij Ambasadori Serhat Galip tha që ne presim nga këta studentë që pas përfundimit të shkollimit të kthehen në vendlindjen e tyre dhe aty të punësohen.

 - Përgatiti për TRT në shqip, Vera KATANA -



Lajme të ngjashme