Turqi – Neutralizohen 7 terroristë të PKK-së

Në një operacion antiterror në zonën malore të nënprefekturës Artuklu të Mardinit janë neutralizuar 7 terroristë, pjesëtarë të organizatës separatiste PKK, në mesin e të cilëve ka edhe të ashtuquajtur drejtues të lartë të organizatës.

Turqi – Neutralizohen 7 terroristë të PKK-së

Në një operacion antiterror të forcave të rendit në zonën malore të nënprefekturës Artuklu të Mardinit janë neutralizuar 7 terroristë, pjesëtarë të organizatës separatiste PKK.

Mësohet se në mesin e terroristëve të neutralizuar ka edhe të ashtuquajtur drejtues të lartë të organizatës.

Në operacionet e forcave të rendit në Shërnak (Şırnak), Mush (Muş) dhe Dijarbakër (Diyarbakır) është sekuestruar një sasi e madhe eksplozivi artizanal dhe municioni.

Në këto operacione janë shkatërruar vendstrehimet dhe bunkerët e terroristëve, ndërsa një terrorist është kapur i gjallë.

Kurse në operacionet që janë bërë në qytetet Van dhe Dijarbakër janë ndaluar 33 persona, me akuzën se kanë mbështetur terrorin.



Lajme të ngjashme